[email protected]
Titull i trilluar: Aksioni i policisë nuk ka të bëjë me AAK-në
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi I Fundit Na Vjen Nga Selia E AAK-Se, Policia E Kosoves Sapo Arrestoi Ramush..”.

Nga kontrolli i fakteve kryer nga hibrid.info, rezulton që ky artikull të përmbajë titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet testit në përmbajtje. Në këtë shkrim lajmi është për një grabitje e cila ndodhi ditë më parë në një institucion mikro-financiar, i cili gjendet afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë.

Ky portal i dyshimtë me këtë titull ka lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në selinë e AAK-së, duke aluduar rrejshëm se në kuadër të operacionit, është arrestuar edhe një person me emrin Ramush. Ndërsa në tekst thuhet se është arrestuar grabitësi me emrin e trilluar – Florent Ramushi.

Megjithatë, edhe emri i grabitësit është ndërruar qëllimshëm nga ky portal i dyshimtë, pasi emri i vërtetë është Florent Rushiti.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta-aktive.info”:

Lajmi I Fundit Na Vjen Nga Selia E AAK-Se, Policia E Kosoves Sapo Arrestoi Ramush..

Një institucion mikrofinanciar afër selisë së AAK-së është grabitur mbrëmjen e sotme. / Personi i dyshuar është vënë menjëherë në pranga nga ana e policisë së Kosovës. Indeksonline ekskluzivisht mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Florent Ramushi 19-vjeçar. I njëjti në pasqyrën e policisë figuron edhe për disa raste të tjera të vjedhjeve. Ndërkohë sipas policisë, rreth orës 17:40, është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

https://gazeta-aktive.info/?p=541&fbclid=IwAR17j1qXKiYR5zUePohvDOkIseDb1qkzWyC7vM6xQ0rhvTvQdOI4vjflJPU

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “indeksonline.net”.

https://indeksonline.net/vjedhja-ne-prishtine-ky-eshte-20-vjecari-qe-u-arrestua-nga-policia/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info” ka marrë një lajm nga portali “indeksonline.net”, i cili ka të bëjë me një grabitje të kryer para disa ditësh në një institucion mikrofinanciar afër selisë së AAK-së në Prishtinë.

Emri i grabitësit është ndërruar qëllimshëm nga Rushiti në Ramush, në mënyrë që të aludojë rrejshëm se bëhet fjalë për një arrestim me këtë emër në selinë e AAK-së.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others