[email protected]
Pretendimi i Berishës se “Kroacia, Austria dhe Sllovenia ofrohen garant për lirim me kusht të arrestuarve në Hagë”, i pa bazuar në fakte
shape
shape
shape

Artikulli me pretendimin se shtetet si “Kroacia, Sllovenia dhe Austria ofrohen garant të lirimit me kusht e të arrestuarve në Hagë”, del të jetë i pavërtetë dhe jo i konfirmuar.

Ky pretendim është publikuar më 2 maj nga mediat e Kosovës, është i bazuar nga një status i postuar nga sh-komandanti i UÇK-së në Zonën e Koshares, Hisen Berisha.

Mirëpo i njëjti pretendim del të jetë jo i saktë, meqenëse Berisha pohimin e tij të postuar ne profilin e tij në Facebook, nuk e bazon në asnjë qëndrim zyrtar të ndonjë zyrtari të shteteve të apostrofuara.

E tëra që e thotë Berisha është një fjali ku shkruan se:

“Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”.

Ky postim i Berishës është publikuar si lajm në disa media kosovare:

https://www.gazetaexpress.com/berisha-pervec-kroacise-edhe-dy-shtete-te-tjera-japin-garanci-per-lirimin-e-thacit-dhe-te-tjereve/

https://sinjali.com/berisha-pervec-kroacise-edhe-dy-shtete-te-tjera-japin-garanci-per-lirimin-e-thacit-dhe-te-tjereve/

https://www.arbresh.info/lajmet/berisha-pervec-kroacise-edhe-sllovenia-e-austria-garantojne-pe-lirimin-me-kusht-te-thacit-dhe-te-tjereve/

Pra Berisha pretendimin e tij e bazon vetëm në atë që siç thotë “pohimin e një miku të tij nga Kroacia”.


Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar deputetja në Parlamentin e Kroacisë me prejardhje nga Kosova, Ermina Lekaj-Përlaskaj, gjatë një paraqitje në emisionin “Frontal” në T7. Ajo ka thënë se nuk asgjë zyrtare sa i përket pretendimit se shteti kroat do të hyjë si garancë për lirimin e ish-eprorëve ushtarakë e politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”.

Intervista e plotë e Ermina Lekaj-Përlaskaj në T7:

https://www.gazetaexpress.com/a-do-ta-ofroje-kroacia-garancen-per-lirimin-me-kusht-te-thacit-dhe-te-tjereve-vjen-pergjigja-nga-zyrtarja-e-inistitucioneve-kroate/

Analiza:

Pretendimi i bërë nga Hisen Berisha del të jetë i pabazuar dhe, si rrjedhojë, është demantuar edhe nga një zyrtare kroate. Edhe pse dy shtetet tjera të apostrofuara (Sllovenia dhe Austria), nuk kanë reaguar lidhur me këtë pretendim të Berishës, prapë nuk mund të thuhet se ky pretendim mund të jetë i vërtetë, meqenëse i njëjti nuk është i bazuar në fakte. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others