Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk kishte përplasje mes Thaçit dhe Peres-it për Palestinën

HIBRID

Një faqe në Facebook e quajtur “Mbështetësit e PDK-së” ka publikuar një fjalim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, duke pretenduar se gjatë kohës sa ishte kryeministër iu kishte kundërvënë ish-presidentit, tashmë të ndjerë, izraelit, Shimon Peres, sa i përket mosmarrëveshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se Thaçi asnjëherë e ka pasur një qëndrim të tillë. Një përmbajtje e tillë, rezulton të jetë sajuar nga grupi satirik në Facebook “Breaking Bad Kosovo”.

Faqja “Mbështetësit e PDK-së” ka rënë pre e këtij postimi satirik, të cilën e ka publikuar si të vërtetë, duke dezinformuar ndjekësit e saj se gjoja “Thaçi ka turpëruar homologun e tij izraelit”.

Postimi i faqes “Mbështetësit e PDK-së” në Facebook:

Fjalimi i Hashim Thaçit kur ishte Kryeminister i Kosovës që turperoi Kryeministrin Izraelit Perez:

“I nderuar Perez, zëri juaj është i larte si pasojë e psikologjisë së të qenit fajtor, ta dini se zëri im nuk do të jetë kaq i lartë. Kur vjen puna për të vrarë ju dini mirë si të vrisni. E di shume mirë se si i vratë, se si i qëlluat fëmijët nëpër plazhe. Ju keni patur kryeministra të cilët thonë se “Kur hyj në Palestinë duke qene sipër tankeve më jep një lumturi tjetër”

Që prej tani Bashkimi Europian per mua ka mbaruar dhe nuk vij më herën tjetër ta dini sepse ju nuk lini te flas lirshëm, (Perez) foli 25 minuta kurse unë 12 minuta…është e papranueshme” .

Kryeministri Thaçi braktisi mbledhjen duke u duartrokitur nga të pranishmit.

Vegëza e postimit të faqes “Mbështetësit e PDK-së”:

https://www.facebook.com/mbeshtetesitpdk/posts/315085320007775


Në grupin satirik “Breaking Bad Kosovo”, e cila numëron afër 65 mijë anëtarë,  shkruan “Në këtë grup ka vetëm humor, nëse nuk e kupton humorin, mos e bo Join”.

Më poshtë mund të gjeni postimin e bërë nga një anëtarë (admin) i grupit satiric “Breaking Bad Kosovo”:

https://www.facebook.com/groups/breakingbadkosovo/permalink/1386090108425856/


Mirëpo, edhe në përmbajtjen e satirës së postuar në “Braking bed Kosova” ka gabime në aspektin se si i referohen këtyre dy burrështetasve. Në fakt, në kohën kur Thaçi ka shërbyer si kryeministër i Kosovës (2008 – 2014), Peres ka qenë president i Izraelit (2007 – 2014), gjë që referimi si “homologë” nuk është i përshtatshëm në këtë rast.

https://en.wikipedia.org/wiki/Shimon_Peres

https://en.wikipedia.org/wiki/Hashim_Tha%C3%A7i


Analiza:

Faqja “Mbështetësit e PDK-së” ka rënë pre e një grupi satirik në Facebook, duke shpërndarë një “deklaratë” të Thaçit, që gjoja ai e ka turpëruar ish-kryeministrin izraelit për mosmarrveshjet që shteti i tij ka me Palestinën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë postim si “satirë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Satirës” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere