Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Gëzim Sveçla, familjari i Xhelal Sveçlës, nuk është punësuar në MINT

HIBRID

Mediat në Kosovë kanë raportuar së fundmi për disa punësime me preferenca familjare në ministritë e Qeverisë së Kosovës. Në artikujt e publikuar në disa prej mediave, thuhet se në Qeverinë “Kurti 2”, po vazhdon punësimi i të afërmve të zyrtarëve të lartë institucionalë.

Në mesin e të apostrofuarve është përfolur të jetë Gëzim Sveçla, i afërm i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili thuhet se është punësuar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ky pretendim i bërë në njërën nga kronikat e lajmeve të televizionit “T7”, rezulton të jetë i pavërtetë. Këtë pretendim e ka hedhur poshtë edhe vetë kabineti i ministres së MINT, Rozeta Hajdarit.

Në këtë raportim të “T7” thuhet se në mesin personave tjerë të punësuar me preferenca familjare, është edhe Gëzim Sveçla, pretendim i cili siç thuhet në raport, bazohet në raportimet e “mediave online”.

Pjesë e raportit në T7:

“Punëtorëve në Ministrinë e Tregtisë iu është shtuar edhe një koleg i punës. Tash e disa ditë këtu i është bërë vendi edhe Gëzim Sfeçlës. Rozeta Hajdari, siç raportojnë mediat online, duke se ia ka bërë nderë ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, pasi Gëzimi është familjar i ministrit të Qeverisë Kurti.”

Raporti i plotë i T7:

https://www.facebook.com/Televizioni7/posts/319695716437522


Në profilin e tij në Facebook, Gëzim Sveçla, në mënyrë rionizuese, ka tentuar ta mohojë këtë pretendim të bërë nga T7.

Postimi i Gëzim Sveçlës:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgiza.svecla%2Fposts%2F2756049058039462&show_text=true&width=500


Nga MINT kanë bërë të ditur se ky pretendim është i pavërtetë. Në përgjigjen e bërë me email për Hibrid.info nga kabineti i ministres Hajdari, kanë thënë:

“Ju konfirmojmë se personi Gezim Sveçla, siç e keni përmendur ju, nuk është i punësuar në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.


Pretendimin se Gëzim Sveçla është punësuar në MINT, T7 e bazon duke iu referuar “disa raportimeve në media online”, pa bërë sqarime se për cilat saktësishtë bëhet fjalë. Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit online, në kërkim për të parë nëse i njëjti pretendim është publikuar edhe në ndonjë medium tjetër, por ka rezultuar se e gjithë çfarë është parë, kanë qenë disa artikuj për punësimin e disa persona tjerë, familjarë të zyrtarëve të lartë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, por jo edhe të Gëzim Sveçlës.

Vegëzat e raportimeve të disa mediave online për familjarët e zyrtarëve të lartë politikë e institucionalë:

https://gazetablic.com/punesimin-e-familjarit-te-sali-zybes-e-konfirmon-ministrja-rozeta-hajdari-cfare-ka-lidhje-farefisnia-ime-me-zotni-zyben/
https://ballkani.info/vazhdojne-punesimet-familjare-i-afermi-i-sali-zybes-punesohet-te-ministrja-rozeta-hajdari/

Analiza:

Në bazë të kontrollit dhe verifikimit të fakteve, rezulton se pretendimi i bërë në raportin televiziv të T7, se Gëzim Sveçla është punësuar në MINT, është i pavërtetë. Si rezultat i kësaj, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere