Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli i artikullit është gabim

HIBRID

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me raportin e ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut me titull “Janë vaksinuar mbi 26.000 qytetarë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi në raportin 24 orësh të publikuar nga ministria e Shëndetësisë e këtij shteti thuhet se “Në vend janë aplikuar gjithsej 244.518 doza vaksina dhe 38.505 qytetarë janë rivaksinuar”.

Arbresh.info është portal nga Kosova, por mbulon edhe ngjarje që kanë lidhje me shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë titull të vendosur mund të dezinformojë lexuesit shqipfolës të këtij shteti.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “arbresh.info”:

Në vend janë aplikuar gjithsej 244.518 doza vaksina dhe 38.505 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, siç theksohet nga Ministria, 44.7 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 37 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/rajoni/3-jane-vaksinuar-mbi-26-000-qytetare/?fbclid=IwAR3xD9yi4HOjKSlLjpPeMB8e0XVrqJL3prNz5oZi38lJa6abUzJ_QCdAXq0


Më poshtë mund të gjeni raportin 24 orësh të publikuar në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

https://www.facebook.com/zdravstvomk


Analiza:

Portali “arbresh.info” në këtë artikull të publikuar ka vënë titull të gabuar, por pa qëllim të dezinformimit të lexuesve.

Megjithatë, duke e ditur se ky portal mbulon edhe ngjarje që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, mund të dezinformojë lexuesit shqiptarë të këtij shteti.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere