Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj, APLIKO TANI!” është i rremë dhe me tendencë mashtrimi

HIBRID

Artikulli me pretendimin se shteti zviceran kërkon mbi 130 mijë punëtorë është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar në janar të vitit 2017, ndërsa ky portal i dyshimtë është munduar që ta paraqesë atë si aktual.

Gjithashtu, në titull pretendohet rrejshëm se brenda në artikull gjendet mundësia e aplikimit online për një vend pune në Zvicër.

Teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.

Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore.

Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve.

Me poshte mund të merrni informata rreth konkursit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/06/20/zvicra-ka-nevoje-per-134-000-punetore-te-rinj-apliko-tani/?fbclid=IwAR1mz2uGfliB_vFfRk7J5v_BX8sZFFcX8PLlKUbg2gX7StuHnhFT-0U01tc

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit të publikuar në janar të vitit 2017 nga disa media online.

https://www.balkanweb.com/zvicra-ka-nevoje-per-134-mije-punetore-te-rinj/

https://www.arbresh.info/lajmet/zvicra-kerkon-134-mije-punetore-te-rinj-me-orar-te-plote/

Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka përdorur një artikull të vjetër të vitit 2017 të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Gjithashtu, në titull dhe përmbajtje ka pretenduar rrejshëm se të interesuarit për punë në Zvicër mund të aplikojnë online.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere