Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Paraqitet gabimisht numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ku në titull thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 14 raste të reja me Covid-19.

Por, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli si dhe një pjesë e përmbajtjes janë shkruar gabim, pasi IKSHPK-ja ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 4 raste.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Sot në Kosovë nuk ëshë regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 14 raste të infektuara me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa, janë shëruar 12 persona.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1616698/asnje-i-vdekuar-dhe-14-raste-me-covid-ne-kosove/?fbclid=IwAR3kMckc19hgmIeboGs4JS68DUJ6SQwSPu3zAabGSRA1xZne2NxiZTLw8sw

Më poshtë mund të gjeni raportin 24 orësh të IKSHPK-së të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3870074806453828


Analiza:

Portali “botasot.info” ka gabuar në numrin e të infektuarve nga COVID-19 për 24 orët e fundit. Në këtë artikull thuhet 14 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në raportin 24 orësh të IKSHPK-së thuhet se janë raportuar vetëm 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull të “botasot.info” e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere