Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Paralajmërimi i Vuçiqit për vizitë në Kosovë, “ushqim” për lajme të rreme

HIBRID

Paralajmërimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të vizituar serbët në Fushë Kosovë, po shfrytëzohet nga portalet e dyshimta për të krijuar lajme të rreme.

Ditë më parë, hibrid.info është marrë me një lajm të tillë të rremë, me titull “Vuçiq do ta vizitojë të mërkurën Fushë Kosovën dhe do të mbajë fjalim aty”. Megjithatë, pas kontrollimit të fakteve, hibrid.info pati vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka thënë se të mërkurën do ta vizitojë Fushë Kosovë, por se shpreson që këtë ta bëjë deri në fund të verës.

Ky paralajmërim i presidentit serb po vazhdon të shfrytëzohet ende nga portale të dyshimta, të cilat krijojnë lajme të rreme, me qëllim që të grumbullojnë sa më shumë klikime.

Një artikull i ngjashëm është publikuar edhe nga disa portale të dyshimta me titull “Vuçiq: Do ta vizitoj Fushë Kosovën dhe Kosova ka 7 ditë afat që të vendos në çdo institucion flamurin Serb”.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “specialja.com” dhe revista-shqiptare.com”:

https://revista-shqiptare.com/loc/2021/07/06/vuciq-do-ta-vizitoj-fushe-kosoven-dhe-kosova-ka-7-dite-afat-qe-te-vendos-ne-cdo-institucion-flamurin-serb/?fbclid=IwAR26liI9Nkq5alNr5cH0DNOgnRdHVkrnnsTyBDd2fa3W2VLaKWyWRJ08_-c
https://specialja.com/news/2021/07/04/vuciq-do-ta-vizitoj-fushe-kosoven-dhe-kosova-ka-7-dite-afat-qe-te-vendos-ne-cdo-institucion-flamurin-serb/

Më 29 qershor të këtij viti, hibrid.info ka verifikuar faktet e artikullit të publikuar që pretendon rrejshëm se gjoja Vuçiq kishte thënë se “do ta vizitojë të mërkurën Fushë Kosovën dhe do të mbajë fjalim aty”.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit të verifikuar nga hibrid.info:


Analiza:

Portale të dyshimta si “specialja.com” dhe “revista-shqiptare.com” kanë publikuar një artikull me titull të rremë “Vuçiq: Do ta vizitoj Fushë Kosovën dhe Kosova ka 7 ditë afat që të vendos në çdo institucion flamurin Serb”.

Paralajmërimin e Vuçiqit për një vizitë të mundshme te serbët në Fushë Kosovë, po e shfrytëzojnë portalet e dyshimta për të krijuar lajme të rreme.

Një lajm të ngjashëm e ka publikuar ditë më parë edhe portali tjetër i dyshimtë “readkoala.com”, ndërsa ky artikull është verifikuar nga hibrid.info.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info këta artikuj i vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere