Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Cramon nuk ka thënë se “Kurti është hero i shqiptarëve”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday64.com” ka publikuar një artikull me titull “Cramon: Albin Kurti nuk bënë asgjë për përfitime personale, ai është Hero i Shqipëtarëve”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i cili është publikuar në muajin shkurt të vitit 2021.

Hibrid.info ka gjetur lajmin e publikuar në kohë reale nga disa media online, ku eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, kishte komentuar fitoren e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se “Më ka bërë përshtypje që ai një pro politikan për nga bindja dhe nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike”.

Pra, Cramon nuk është shprehur se ai është hero i shqiptarëve, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “neëstoday64.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “newstoday64.com”:

Fitoren e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka komentuar edhe Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon.

Cramon, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Wochenzeitung”, ka vlerësuar lartë Kurtin, duke thënë se ai nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike, edhe pse ai është pro politikan për nga bindja.

“Më ka bërë përshtypje që ai një pro politikan për nga bindja dhe nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike”, ka potencuar Cramon.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday64.com”:

https://newstoday64.com/auh/2021/07/25/cramon-albin-kurti-nuk-bene-asgje-per-perfitime-personale-ai-eshte-hero-i-shqipetareve/?fbclid=IwAR0_OLgyxjyfp7XFz4u0IPKSnqYWSyX5a5pia5Vvu1o9ZJ_X_haHmoi6jh4
https://newstoday64.com/auh/2021/07/25/cramon-albin-kurti-nuk-bene-asgje-per-perfitime-personale-ai-eshte-hero-i-shqipetareve/?fbclid=IwAR0_OLgyxjyfp7XFz4u0IPKSnqYWSyX5a5pia5Vvu1o9ZJ_X_haHmoi6jh4

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës dhe në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/4222370791173100


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (18.02.2021) nga disa media online:

https://insajderi.org/von-cramon-kurti-nuk-bene-asgje-per-perfitime-ekonomike/

https://korrespodenti.com/lajme/von-cramon-vlereson-kurtin-ai-nuk-ben-asgje-per-perfitime-ekonomike/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday64.com” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere