[email protected]
Lajmi se deputetët do të marrin ndihma financiare, është i vjetër
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull të rremë që pretendon se u janë ndarë nga 18 mijë euro të gjithë deputetëve si “ndihmë” shkau i pandemisë Covid-19.

Titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i sajuar ndërsa lajmi i vjetër, ndërsa i njëjti është shpërndarë me pretendimin të paraqitet si aktual.

Lajmi autentik është i publikuar në gusht të vitit 2020, ku është bërë e ditur se që nga fillimi i vitit 2020 janë mbajtur vetëm 31 seanca, ndërsa pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.

Hibrid.info muaj më parë e ka trajtuar këtë artikull, i cili ende po vazhdon të publikohet si i mirëqenë nga disa portale të dyshimta.

“Përveç pagës prej 1547 euro bruto, ata gëzuan dhe të drejta të tjera për çdo aktivitet shtesë. E për 6 muaj, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa llogaritur mëditjet për aktivitetet të tjera jashtë seancave, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro”.

Pra, në asnjë rast nuk thuhet se janë ndarë nga 18 mijë euro për deputetët si “ndihmë” për krizën e pandemisë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Vegëzat e artikullit të publikuar me datë 30 dhe 31 gusht nga disa portale të dyshimta si “lajmejavore.info”, “albposnews.com”, “readkoala.com” dhe “thejornual24h.com”:

https://lajmejavore.info/u-ndahen-nga-18-mije-euro-te-gjithe-deputeteve-si-ndihme-per-krizen-e-pandemise-mendimi-juaj-2/?fbclid=IwAR2yv3Zh1QWOTAswjsFsySuIYIec1hkQmOx7THE6BWWKlqJcw3UHoU8HcMM
https://albposnews.com/2021/08/31/u-ndahen-nga-18-mije-euro-te-gjithe-deputeteve-si-ndihme-per-krizen-e-pandemise-mendimi-juaj/?fbclid=IwAR2Brxr8QkwE51yMDIYjFc9BxLzN1V4skHmr74tnE-xUPE9MDlMu6EKoPfE
https://readkoala.com/show/2021/08/30/u-ndahen-nga-18-mije-euro-te-gjithe-deputeteve-si-ndihme-per-krizen-e-pandemise-mendimi-juaj/?fbclid=IwAR0_m0yRwQQKlqF0DsMtlkK-CQMb70E65qN6ohDeDO0nyoLnZzGe50yP8-s
https://thejournal24h.com/u-ndahen-nga-18-mije-euro-te-gjithe-deputeteve-si-ndihme-per-krizen-e-pandemise-mendimi-juaj/

I njëjti artikull me titull të sajuar ishte publikuar në maj të këtij viti nga portali tjetër i dyshimtë “specialja.com”. Ndërsa më poshtë mund të gjeni vegzën e këtij artikulli i cili është trajtuar nga hibrid.info.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë.

I njëjti artikull është publikuar edhe muaj më parë, i cili edhe atëherë është trajtuar nga stafi i hibrid.info.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others