Të fundit | Publikohet deklaratë e pathënë e Trumpit për Kosovën Të fundit | “The Guardian” s’ka publikuar artikull me pretendimin se si do të përfundoj… Të fundit | Me citat të vjetër nga Policia, u raportua pa bazë për arrestimin e Ikballe… Të fundit | Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaç… Të fundit | Titull i rremë në emër të BBC-së për rastin ndaj Thaçit Të fundit | Pretendohet pa fakte se paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve… Të fundit | Kosova e 47-ta dhe jo e 55-ta në IGP në kategorinë e militarizimit Të fundit | Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i paraqitur në titull është i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “Albin Kurti, cila do familje që ska asnjë të punësuar 300 Eur në…”.

Nga kontrolli i fakteve, hibrid.info ka gjetur se titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2019, atëkohë kur Albin Kurti synonte postin e Kryeministrit të vendit në zgjedhjet e 6 tetorit të atij viti.

Kurti kishte premtuar se gjatë qeverisjes së tij me vendin, do të ndahet mirëqenia duke paguar shtesat për fëmijë dhe do të hiqet tatimi për të ardhurat deri në 300 euro sepse askush nuk duhet paguar për ekzistencë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/12/albin-kurti-cila-do-familje-qe-ska-asnje-te-punesuar-300-eur-ne/?fbclid=IwAR1VUw8Fo19lILzrZk-ib7pS7LNWVVhQirwucdcRAx6LWOCFTRstfWJvEBc

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (30 shtator 2019) të publikuar në disa media online në Kosovë.

https://ekonomiaonline.com/politike/kurti-nuk-do-te-kete-familje-pa-kulm-mbi-koke-e-pa-dike-te-punesuar-2/

https://klankosova.tv/kurti-nuk-do-te-kete-familje-pa-kulm-mbi-koke-e-pa-dike-te-punesuar/


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2019, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vendosur titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere