Të fundit | Narrativat serbe pas optimizimit gradual të KFOR-it tek ura e Ibrit dhe man… Të fundit | Videoja e aksidentit në Turqi publikohet si ngjarje në Skenderaj Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim Të fundit | Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar ng… Të fundit | Pretendimet dhe narrativat manipuluese të Vuçiqit lidhur me Kosovën në inte… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se portali suedez "Samnytt" raportoi për arrestimin e… Të fundit | Titulli nuk sqaron se rritja e pensioneve me 134 euro vlen për veteranët në… Të fundit | Rishikimi i javës: Mashtrime me ballina të rreme të gazetave, deklarata të… Të fundit | Ballina e “Blic”-it për rastin e Time Kadrijajt dhe Albin Kurtit është e rr…
[ ARTIKULLI ]

Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaçin

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pretendimi se Edona Llalloshi ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaçin është i mohuar publikisht nga vetë Llalloshi.

Këngëtarja Edona Llalloshi, e cila kandidoi në listën e Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026 arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputete edhe për një mandat tjetër.

Ndërkaq, këngëtarja Adelina Thaçi, e cila kandidoi në listën e Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të fituar një mandat të dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Portali i dyshimtë “buzzchronic.com” ka publikuar një artikull më 17 qershor me pretendimin se këngëtarja Edona Llalloshi i është drejtuar këngëtares Adelina Thaçi me komentin “Ti jap unë do vota”, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Publikimi është shoqëruar me titull sensacional, duke e paraqitur këtë deklaratë si autentike. Por kjo është demantuar nga vet Llalloshi.

Çka u pretendua dhe cilat janë faktet?

Artikulli pretendonë se Edona Llalloshi ka komentuar në adresë të Adelina Thaçit me fjalët “Ti jap unë do vota”, duke lënë të kuptohet se komenti është bërë publikisht. Pretendimi është kundërshtuar nga vetë Edona Llalloshi përmes një reagimi publik, në të cilin ajo e cilëson lajmin si “krejtësisht të rremë dhe dashakeq”.

Llalloshi deklaron se nuk e ka bërë asnjëherë komentin që i atribuohet dhe se publikimi synon të dëmtojë imazhin e saj, si dhe marrëdhënien miqësore me Adelina Thaçin. Ajo thekson se gjatë gjithë karrierës së saj është udhëhequr nga respekti reciprok dhe etika profesionale dhe se nuk ka përdorur e as nuk do të përdorte gjuhë të papërshtatshme ndaj askujt.

Përmes reagimit të saj, këngëtarja u bën thirrje mediave që kanë publikuar dhe shpërndarë lajmin ta tërheqin menjëherë.

Deri më tani nuk janë paraqitur prova publike që vërtetojnë se komenti i atribuuar Edona Llalloshit është bërë realisht. Përkundrazi, ekziston një mohim i qartë dhe publik nga vetë personi të cilit i atribuohet deklarata.


Analiza:

Pretendimi se Edona Llalloshi ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaçin nuk mbështetet me fakte të verifikueshme.

Vetë Llalloshi e ka mohuar publikisht autorësinë e këtij komenti, duke e cilësuar publikimin si lajm të rremë dhe duke paralajmëruar masa ligjore ndaj mediave që e kanë publikuar dhe shpërndarë atë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info, këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere