Portali “gazetaexpress.com” ka publikuar një artikull me pretendim se shtëpia e futbollit evropian UEFA ka bërë skandal me Kosovën, duke e bërë pjesë të Serbisë gjatë prezantimit të EURO 2024.
Mirëpo ky pretendim i gazetës express nuk qëndron, pasi Kosova në këtë prezantim është e ndarë nga Serbia dhe kjo më së miri mund të shihet në sekondën e 10-të të videos.
Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërehet qartë se në sekondën e 10-të të videos fillon ndarja e shteteve. Vijat ndarëse mes shteteve janë me ngjyrë të kaltër që e bën më të vështirë të dallohet harta e Kosovës.
Por, nëse e shohim me kujdes, në sekondën e 8-të të videos, vija e bardhë që është në hartën e shtetin të Serbisë ndërprehet kur fillon harta e Kosovës. Gjithashtu në hartën e Kosovës në sekondën e 10-të dalin disa pika të kuqe për të treguar se aty është shtet tjetër nga ai serb.
Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetaexpress.com”:
Ky artikull i gazetaexpress.com është publikuar edhe nga disa media tjera online me të njëjtin pretendim, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.
https://klankosova.tv/skandal-me-kosoven-uefa-e-fut-ne-serbi-gjate-prezantimit-te-euro-2024/
Më poshtë mund të gjeni vegzën e prezantimit të UEFA-s për EURO 2024 dhe hartën e Kosovës mund ta shihni nga sekonda e 8-të deri në të 11-tën.
https://www.facebook.com/uefa/videos/658412431810071

Analiza:
Gazetaexpress.com në këtë artikull ka pretenduar se UEFA në prezantimin e EURO 2024 e ka paraqitur Kosovës si pjesë të Serbisë. Por, një gjë e tillë nuk qëndron pasi nëse shihet video me kujdes, ndarja e këtyre shteteve nis në sekondën e 8-të.
Ngjyra e kaltër që ndan shtetet në këtë video, e bën më të vështirë të dallohet ndarja mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del artikulli i “gazetaexpress.com” vlerësohet si “gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.