Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim për ndryshim të masave anti-Covid

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se do të hiqet ora policore dhe përdorimi i maskave.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi një gjë e tillë nuk gjendet në përmbajtje.

E tëra që paraqitet në këtë artikull është se Asociacioni i Komunave të Kosovës më 13 tetor kishte drejtuar një kërkesë ushtrueses së detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, duke thënë se “vlerësojnë që ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) nga data 17 tetor 2021 si dhe që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën”.

Pra, ende nuk është marrë asnjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë kërkesë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/lajmi-pritur-do-te-hiqet-ora-po-licore-dhe-maskat-si-dhe-nuk-do-kete-me/?fbclid=IwAR3zVOHzsfbCukbOakotixy8SmX8VndZBECIKo8E_mh8OHtSVE-cCQ2pAEk

Artikulli me titull të sajuar i publikuar në “ingazetaa.com” është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Ditore”, e cila ka mbi 400 mijë ndjekës, ndërsa në publikimin e këtij “lajmi”, ka arritur të grumbullojë numër të madh me reagime, komente e shpërndarje.

https://www.facebook.com/GazetaDitoree/posts/411972806966803


Më poshtë mund të gjeni kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës në Facebook:

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/4409736452447553


Kërkesën e AKK-së për për heqjen e orës policore dhe heqjen e maskës si dëtyrim kur një person i vetëm është në lëvizje, e kanë publikuar edhe disa media online në Kosovë, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

https://telegrafi.com/komunat-kerkojne-heqjen-e-ores-policore-nga-dita-e-diele/amp/

https://www.arbresh.info/lajmet/asociacioni-i-komunave-te-kosoves-kerkon-heqjen-e-ores-policore/


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa” ka publikuar një kërkesë të AKK-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e orës policore dhe largimin e maskës si dëtyrim kur një person i vetëm është në lëvizje.

Mirëpo, në këtë artikull është vendosur titull i sajuar se gjoja do të hiqet ora policore dhe vendosja e maskave.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere