Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli për rrëzimin e Qeverisë është i rremë dhe nuk korrespondon me përmbajtjen

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT- Qeveria KURTI 2 mund të rrëzohet!”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky portal i dyshimtë ka publikuar një lajm të vjetër të muajit mars 2021, si dhe është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë në titull fjalinë “Lajmi i fundit”.

Në këtë lajm të vjetër të publikuar më 5 mars 2021, thuhet se “ish-deputetët e komunitetit rom, egjiptas dhe boshnjak, Albert Kinolli, Veton Berisha dhe Duda Balje të cilët nuk arritën të fitojnë ulëse në Kuvend thanë për Gazetën Express se të drejtën e ankimimit do ta vazhdojnë deri në Gjykatë Kushtetuese”.

Pra, ky lajm nuk është aktual. Edhe pretendimi se Qeveria Kurti 2 mund të rrëzohet rezulton të jetë i rrejshëm.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetamitrovica.com”:

https://gazetamitrovica.com/2021/11/10/lajmi-i-fundit-qeveria-kurti-2-mund-te-rrezoheta-jeni-pro-apo-kunder/?fbclid=IwAR0oZDL3LdJ9k6r_8wFNx526VeaQd1FyyeeQ0S0KaIC2mAE2j4HYOX89qDU

I njejti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, ku ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh, duke dezinformuar lexuesit se gjoja bëhet fjalë për lajm aktual.

Vegëza e postimit të artikullit nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/254362163400475


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (5 mars 2021) nga portali “gazetaexpress.com”, vegëzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetamitrovica.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta parqesë si aktual, duke pretenduar rrejshëm në titull se bëhet fjalë për lajm aktual.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere