[email protected]
Studimi i Universitetit të Washington-it, i jep përgjigje pretendimeve se “pas infektimit nga COVID-19, fitohet imunitet i përjetshëm”
shape
shape
shape

Një studim i publikuar nga studiues në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Washington-it në St. Louis nuk arriti në përfundimin se njerëzit që e kanë vuajtur njëherë COVID-19, janë të mbrojtur për jetën, siç pretendohet në disa postime të bëra në internet.

Studimi i cituar si provë në mediat sociale se infeksioni çon në mbrojtje të përjetshme nga COVID-19 u publikua në maj 2021 në revistën “Nature is viewable”.

Vegëza e publikimit në Nature is viewable:

https://www.nature.com/articles/s41586-021-03647-4

Studimi i Universitetit tw Washington-it, analizoi mostrat e gjakut nga 77 pjesëmarrës dhe palcën e eshtrave nga 18 prej pjesëmarrësve për të vlerësuar nëse ata kishin ndonjë kujtesë imune në muajt pas infektimit.

Pas përfundimit të këtij studimi, u bë edhe një postim në Twitter, nga një përdorues, ku shkruan: “Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Washington-it LËSHON TË DHËNA duke pretenduar se nëse keni pasur COVID, ka të ngjarë të jeni të mbrojtur PËR JETË…” (këtu).

Një postim i ngjashëm i bërë në një blog që citon studimin i bërë më 21 dhjetor 2021, thotë: “Nëse keni pasur COVID, ka të ngjarë të jeni të mbrojtur për jetën”. (këtu).

Përdoruesit iu referuan një njoftimi për shtyp të publikuar nga universiteti, i cili me të vërtetë thoshte se studimi zbuloi se njerëzit që kishin një sëmundje të lehtë zhvilluan “qeliza që prodhojnë antitrupa që mund të zgjasin një jetë”.

Studimi kishte 77 pjesëmarrës që ishin shëruar nga një infeksion SARS-CoV-2 dhe 11 individë që nuk ishin infektuar kurrë. Pjesëmarrësit dhanë mostra gjaku që u analizuan në intervale tre mujore duke filluar një muaj pas infektimit.

Në deklaratën për shtyp të lëshuar nga universiteti, autori i lartë i studimit dhe profesori i asociuar i Patologjisë dhe Imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, Ali Ellebedy, tha se këto qeliza janë “të qeta, thjesht qëndrojnë në palcën e eshtrave dhe sekretojnë antitrupa. Ata e kanë bërë këtë që kur u zgjidh infeksioni dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë pafundësisht” (këtu).

Ellebedy i tha Reuters se studimi nuk tregoi dhe as pretendoi se njerëzit e infektuar nga infeksioni i butë SARS-CoV-2 mbrohen për gjithë jetën.

“Të kesh përgjigje të dallueshme të antitrupave në gjak për gjithë jetën NUK është e barabartë me të qenit ‘mbrojtur’ gjatë gjithë jetës. Jo të gjithë antitrupat janë mbrojtës, veçanërisht nëse virusi ndaj të cilit ngrihen po ndryshon vazhdimisht”, tha Ellebedy për Reuters.

“Studimi ynë tregoi se njerëzit që shërohen nga një infeksion i lehtë SARS-CoV-2 zhvillojnë një memorie imune në formën e qelizave B të kujtesës dhe qelizave plazmatike. Këto të fundit janë thjesht qeliza që prodhojnë antitrupa që banojnë në palcën tonë kockore dhe mbijetojnë për një periudhë të gjatë kohore. Kjo përgjigje do të ishte e ngjashme me përgjigjen tonë ndaj çdo infeksioni tjetër të butë virusi dhe kjo është ajo që ne donim të tregonim”, tha Ellebedy (këtu), (këtu).

(Artikulli i plotë nga Reuters)

Share With Others