Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe pretendim i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Gjendja alarmante në NATO / Artileria serbe i afrohet Kufirit Kosovar, Shqipëria kercenon Serbinë: Mos luani me”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli i artikullit është i ndryshuar nga ai autentik, ndërsa lajmi është i vjetër i publikuar më 23 tetor të këtij viti, atëkohë kur ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, gjatë takimit të ministrave të vendeve të NATO-s.

Pra, ky lajm që përshkruan deklaratën e ministrit Peleshi dhe vendosjen e artilerisë serbe pranë kufirit me Kosovën, vërtetohet se është i vjetër. Ndërsa, pretendimi se NATO gjendet në situatë alarmante, del të jetë i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/43726?fbclid=IwAR12RMj-q0ZLBZ6dxgSXfrD1GMD7HIQVfKDIa9a3jM2jdimuCtc_i66IkBc

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja.com”, e cilë numëron afër 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/439977674433319

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (23 tetor 2021) nga portali “Koha.net”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Koha.net:

https://www.koha.net/arberi/293822/shqiperia-kerkon-nga-nato-ja-te-mos-rrije-e-paqarte-ndaj-serbise-kur-kercenon-kosoven/


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere