Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka rënie drastike të rasteve me COVID-19 siç pretendohet

HIBRID

Portali “Kosovapost.net” dje më 10 janar ka publikuar raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), me titull “Rënie drastike e rasteve me COVID në Kosovë 24 orët e fundit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, nga ku është vërtetuar se titulli është tendencioz, pasi në Kosovë aktualisht nuk ka rënie drastike të numrit e të infektuarve me Covid-19.

Në raportin e datës 10 janar, IKSHPK ka njoftuar se 236 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa një ditë më parë (9 janar) ishin shënuar 304 raste të reja. Pra, kjo rënie nuk mund të quhet drastike, siç pretendohet në titull.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/renie-drastike-e-rasteve-me-covid-ne-kosove-24-oret-e-fundit/

Më poshtë mund të gjeni raportet  e tri ditëve të fundit të IKSHPK-së lidhur me numrin e të infektuarve me Covid-19.

Raporti i datës 10 janar (këtu)

Raporti i datës 9 janar (këtu)

Raporti i datës 8 janar (këtu)

Në fjalorin online të gjuhës shqipe, fjala “drastik” ka kuptimin e rëndë ose e thellë. (shih këtu)

Pra, nuk ka ndodhur rënie drastike të numrit e të infektuarve, siç pretendohet në titull.


Analiza:

Portali “Kosovapost.net” më 10 janar ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHPK-së, në të cilin ka vendosur titull tendencioz me pretendimin se ka rënie drastike në numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që numri i të infektuarve me Covid-19 ka pësuar rënie të lehtë, por jo drastike siç pretendohet në titull. Ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere