Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia që paraqet sheshin “Majdan” të shkatërruar, është bërë në vitin 2014

HIBRID

Mediumi online “lajmi.net” në faqen e tyre ne Facbook kanë postuar dy fotografi, duke pretenduar se fotografia e sheshit të shkatërruar në Kiev është si rezultat i “luftës”, duke mos e qartësuar se për cilën luftë bëhet fjalë.

Në mbishkrimin e vendosur në këtë postim shkruan “Kryeqyteti ukrainas, para dhe pas luftës”.

Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është gjetur se kjo fotografi është bërë gjatë protestave të vitit 2014, saktësisht në shkurt të këtij viti.

Postimi i “Lajmi.net” në Facebook:

https://www.facebook.com/100064543609078/posts/323395846488533


Fotografia që sjell imazhe të sheshit “Majdan” (këtu),gjatë revolucionit Euromaidan kundër pushtetit të ish-Presidentit të Ukrainës – Viktor Yanukovych.


Analiza:

Pretendimi i bërë përmes postimit të mediumit “lajmi.net”, rezulton të jetë i pavërtetë.

Fotografia që paraqet imazhe të sheshit “Maidan” të shkatërruar është bërë gjatë përleshjeve në mes të protestuesve anti-pushtet dhe policëve të regjimit të Yanukovych.

Bazuar në faktet e verifikuara nga hibrid.info, rezulton se përmbajtja e këtij postimi është “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere