Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet pretendimi i rremë për rritje të asistencës sociale

HIBRID

Artikulli me titull “Lajmi i mirë: Qeveria rritë socialin , ja sa do te merrni tani!” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “cmd.trendliveg24.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i muajit tetor të vitit 2021, atëkohë kur Qeveria  e Kosovës kishte marrë vendimin për ta dyfishuar pagesën për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin nëntor dhe dhjetor të të njëjtit vit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/03/21/lajmi-i-mire-qeveria-rrite-socialin-ja-sa-do-te-merrni-tani-2/?fbclid=IwAR1baQVUF-aDTP4Jmt9qZTNqMj9Ra5Q3k0RIeY1mML9UpOqb8Lmal7QDgd8

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “IndeksOnline.net”, i cili edhe është cituar në artikullin e publikuar nga “cmd.trendliveg24.com”. (shih këtu)


Ky artikull është shpërndarë edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, e që edhe atëherë është verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” sot (22 mars) ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, i cili kishte të bëjë me njoftimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën  nëntor- dhjetor 2021.

Këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i rremë me pretendimin se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagesave për përfituesit e skemës së ndihmës sociale.

Hibrid.info pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, këtë artikull e ka vlerësuar si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere