Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli përmban lajm krejtësisht tjetër, krahasuar me pretendimin e bërë në titull

HIBRID

Portalet e dyshimta “gazetashqipe.net” dhe “newstoday75.com” kanë publikuar një artikull me titull “Fatmir Limaj e përkrah idejën e Vuçiqit dhe Ramës por ka lutje të rrëzohet Kurti në Kosovë?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull përmban titull të rremë, që nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen.

Në këtë artikull nuk paraqitet asnjë deklaratë e tillë, e bërë nga kryetari i partisë “Nisma”, Fatmir Limaj.

Në fakt, përmbajtja në artikull paraqet krejtësisht diçka tjetër. Aty publikohet deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e bërë në takimin me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama në Shkup, nga ku doli projekti për “Ballkanin e Hapur”. Vuçiq nga ky takim shfrytëzoi rastin të kritioj shtetet mos pjesëmarrëse të rajonit në këtë iniciativë, përfshi edhe Kosovën.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “gazetashqipe.net” dhe “newstoday75.com”:

Dhe se nisma do të ketë shumë kundërshtarë, u pa, thotë ai, nga reagimi i Albin Kurtit, por gjithmonë edhe nga reagimi i zyrtarëve nga Sarajeva, të cilët, sipas tij, nuk e kuptojnë, sepse është në interesin e tyre më të madh .

“Por, ndoshta me kaq shumë përvojë dhe njohuri, unë nuk jam mjaft profesionist dhe në gjendje të kuptoj arsyet e tyre kundër kësaj nisme … Por, nuk ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë me këtë, sepse është e rëndësishme për ne’, shtoi kreu I shtetit serb, transmeton Klankosova.tv.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “gazetashqipe.net” dhe “newstoday75.com”:

https://gazetashqipe.com/?p=290&fbclid=IwAR271_z5v70eppfJG1hPUMDviY6C5XsqMUruKWayKUjME9HWuQLk0dH7OXk
https://newstoday75.com/?p=17836&fbclid=IwAR11ez8NFh2DIlBO5V05LomeB0HDb_OK1cfFVcB9xZAS77Z-ZeN7oIdiVjQ

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në shumë faqe në Facebook, duke dezinformuar lexuesit se gjoja Fatmir Limaj ka përkrahur idenë e Vuçiqit dhe Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur”.

Më poshtë mund të gjeni postimin e këtij artikulli në Facebook nga faqet si “Në Kohë”, “Specialja”, “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/184726843688550

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/344938707270550

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/185119780324714

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/3972247832879658


Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga portali “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/ballkani-i-hapur-vuciq-u-pa-nga-reagimi-i-kurtit-se-nisma-do-te-kete-kundershtare/


Analiza:

Portalet e dyshimta “gazetashqipe.net” dhe “newstoday75.com” kanë publikuar këtë artikull të cilit i është vënë qëllimshëm titull i sajuar.

Në titullin e këtij artikulli pretendohet rrejshëm se Fatmir Limaj përkrahë idenë e “Ballkanit të Hapur” si dhe gjoja ai lutet për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ky artikull është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook, ku kanë arritur të grumbullojnë shumë reagime dhe komente prej më të ndryshmeve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere