Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk janë bërë zotime të Izraelit që “ta bëjnë Kosovën vendin më të pasur në rajon”

HIBRID

Një medium i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com”, ka publikuar një artikull, përmes së cilët pretendon rrejshëm se ka zotime nga “Izraeli që ta bëjnë Kosovën vendin më të pasur”.

Në titull të këtij artikulli, përveç që ka një pretendim të rremë, ka edhe gabime logjike e drejtshkrimore.

Përveç titullit, edhe në brendësi të artikullit gjendet përmbajte e paqartë. Nga kërkimi i bërë përmes makinave online, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë ndonjë artikull të tillë të ngjashëm nga mediat kredibile.

Përmbajtja e këtij artikulli:

Lajmi i fundit vjen nga shteti i Izraelit pasi qe ata e njohen Kosoven, ata theksuan se Kosova do te je’te vendi me i pasur ne rajon, pasi qe ne disa pika te qyteteve gjendet ari i bollshem. Investimi do te je.te i yni por ne bashkepunim me qeverine e Kosoves. Amerika dhe ne jemi te gatshem qe ta dergojme me hapa te medhenj perpara.Qytetet te cilet kane pasuri natyrore jane:

Vegëza e artikullit të publikuar nga “albasky.com”:

https://albasky.com/israeli-thote-se-kosoven-do-ta-bejme-vendin-me-te-pasur-ne-vend-ja-cfare-pasurie-ka-ne-ate-vend/?fbclid=IwAR3QV906p9ucJV_gL7Q-Q2rgBcfEOwx-vAX4yv5G8hwSczIZ-OgEikMRYzc

Ky artikull është shpërndarë në faqen “Gazeta Aktike” në Facebook, që numëron 91 mijë ndjekës (këtu).


I vetmi artikull i ngjashëm me këtë, që ka arritur të gjejë hibrid.info, ka qenë një intervistë e Radios Evropa e Lirë (REL) me Remi Daniel, ekspert në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

Vegëza e Intervistës e publikuar në REL:

https://www.evropaelire.org/a/31249984.html


Analiza:

Titulli dhe përmbajtja e “alsbasky.com”, nga kërkimi i bërë, duket se janë të pavërteta, pra rezulton të jetë një sajim i autorit.

Nga kjo mund të thuhet se ky artikull është “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere