Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi me ballinë të gazetës nuk është i vërtetë

HIBRID

Një fotografi e edituar, me përmbajtje të pavërtetë, që pretendon se një gazetë gjermane ka publikuar artikull rreth kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, po shpërndahet nëpër mediat sociale.

Kjo fotografi të cilën hibrid.info e ka gjet të publikuar së fundmi nga faqe të dyshimta dhe profile kryesisht të Facebook-ut, rezulton të jetë e rreme (cheap-fake). (shih këtu)


Rasti i fundit që është publikuar ky imazh i edituar, është nga një komentues në një postim të artikullit në faqen e portalit “Botasot.info” në Facebook. (shih këtu)


Hibrid.info ka arrit të gjejë aplikacionin që është përdorur nga krijuesi i kësaj fotografie. Ky aplikacion ka në dispozicion disa forma që duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazete.

Hibrid.info ka gjetur se krijuesi i kësaj foto ka përdorur aplikacionin me domain e shtetit të Gjermanisë “www.onlinewahn.de”, i cili është i disponueshëm në gjuhën gjermane. (shih këtu)


Lloje të tilla të aplikacioneve “Cheap fake”, kanë në dispozicion forma të ndryshme të ballinave, në të cilat lejohet të bëhen ndërhyrje, si në rastin e fotografisë së trajtuar. (shih këtu)


Analiza:

Një fotografi e edituar me përmbajtje të pavërtetë që pretendon se një gazetë gjermane ka publikuar artikull rreth kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka vërtetuar se kjo fotografi është e edituar përmes aplikacionit “www.onlinewahn.de”, që ka në dispozicion disa forma që, në shikim të parë, duken si ballina të gazetave, në të cilat mund të ndërhyhet përmes ngarkimit të fotografive, sipas dëshirës, dhe vendosjes së tyre, duke e formësuar një imazh që duket si ballinë e një gazette.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere