Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Interpretohet gabimisht lajmi për “përgatitjen e 1 milion forcave ushtarake në Ukrainë”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi nga SHBA dridh Moskën: Një milion forca ushtarake gati për ta goditur Ushtrinë e Putinit, a po fillon lufta e tretë ditët në vijim..”

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Portali i dyshimtë “Gazetaz.com”, ka synuar ta paraqesë si një zotim të SHBA-së për të intervenuar në Ukrainë, përmes manipulimit narrativ (lojës në fjalë). Në fakt, lajmi vjen nga media britanike “The Times” dhe jo nga SHBA, siç pretendohet në titull.

Lajmi i publikuar në “the Times” ka të bëjë me një intervistë të dhënë nga Ministri i Mbrojtës së Ukrainës – Oleksiy Reznikov. Në artikull Reznikov ka thënë se “Ukraina po grumbullon një forcë ushtarake prej një milion ushtarësh, të pajisur me armë perëndimore” për të rimarrë territorin jugor. 

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/lajmi-nga-shba-dridh-mosken-nje-milion-forca-ushtarake-gati-per-ta-goditur-ushtrine-e-putinit-a-po-fillon-iufta-e-trete-ditet-ne-vijim/?fbclid=IwAR1FsGKrDCe0ILyqYZMJXHr4hbuWMAmcQ-3UcB4sbS0Vrk4CKwLPZUkYQgc

Për më tepër, pretendimi i bërë përmes titullit të artikullit të “Gazetaz.com” shkon edhe më tej duke paralajmëruar rrejshëm dhe pa fakte Luftën e Tretë Botërore.

Gjithashtu, artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “Gazetaz.com”, përmban edhe fotografi jo adekuate në të cilën shihen presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin, por që lajmi nuk ndërlidhet me fare me këto dy figura politike botërore.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (10 korrik) nga mediumi britanik “The Times” (këtu) në versionin anglisht, i cili është publikuar pjesërisht i përkthyer në shqip në përmbajtjen e artikullit në “Gazetaz.com”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në The Times:

Ukraina po grumbullon rreth një milion forcë ushtarake të pajisur me armë perëndimore, me qëlim për të rimarrë territorin e saj jugor nga Rusia, ka thënë Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës për The Times.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike që nga fillimi i luftës, Oleksii Reznikov tha se Presidenti Zelensky kishte urdhëruar ushtrinë e Ukrainës të rimarrë zonat e pushtuara bregdetare që janë jetike për ekonominë e vendit.


Pretendimi i njëjtë me atë të “Gazetaz.com”,është publikuar edhe në disa portale të tjera të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, me ndryshime të pakta. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Gazetaz.com” ka publikuar një artikull të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Gjithashtu, në atë artikull është përdorur fotografi jo adekuate me pretendimin që t’i jap kontekst tjetër lajmit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere