info@hibrid.info
Ri-publikohet lajmi me pretendimin e rremë për ndarjen e 200 eurove për secilin qytetar të Kosovës
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Prishtina” sot (20 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria Kurti ka marrë vendim që të ndajë nga 200 euro për secilin qytetarë të Kosovës.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i muajit tetor të vitit 2021, atëkohë kur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte ndarë 30 milionë euro për t’u dalë në ndihmë përfituesve të skemës pensionale.

Pra, pretendimi se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 200 euro, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli del të jetë i pavërtetë.

Ky artikull me titull të rremë që është shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta Prishtina”, është publikuar më 3 korrik nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglacontent24.com”. (shih këtu)


Pjesë nga artikulli me titulli i publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Prishtina”:

Vjen lajmi fantastikë nga Qeveria Kurti 200 euro për seciIin qytetarë në Kosovë

“Duke i konsideruar rrethanat ekonomike, M. e Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike në bazë të masës 3.2, mbështetja për pensionistet dhe me asistencë sociale propozon ndarjen prej 30 miIionë eurove për të ju dalë në ndihmë përfituesve të skemave pensionaIe dhe qytetareve” ka thënë Hekuran Murati.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Prishtina”:

https://www.facebook.com/GazetaPrishtinaa/posts/pfbid0xjVYukgwMhHNYbnfMVb7QP2L9wLN7PC81xCD1koyJjfR5qCmm9KN51TGzfa7BHTBl


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ky artikull përmban titull të rremë dhe lajm të vjetër, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (27 tetor 2021) të publikuar në disa media online si “Telegrafi.com” dhe “AlbanianPost.com”.


Ky artikull është shpërndarë edhe më herët nga portale të dyshimta, të cilat gjithashtu janë verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Gazeta Prishtina” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, të cilin është munduar ta paraqes si aktual duke i vënë titull të rremë.

Lajmi për ndarjen e ndihmave financiare për pensionistë, nga trajtimi i mësipërm i fakteve, rezultoi të jetë i vjetër. Ndërsa pretendimi se “Qeveria Kurti” do t’u ndajë këtë shumë të gjithë qytetarëve, doli të jetë i rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arysetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »