Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër dhe me pretendim të rremë

HIBRID

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendimin se Qeveria Kurti ka marrë vendim që të ndajë nga 200 euro për secilin qytetarë të Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i muajit tetor të vitit 2021, atëkohë kur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte ndarë 30 milionë euro për t’u dalë në ndihmë përfituesve të skemës pensionale.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë nga 200 euro, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur portalet e dyshimta që kanë publikuar këtë artikull me pretendim të rremë.


Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta si: “Banglacontent24.com”, “Lajme.buzz”, “news372media.com” dhe “lajmiexpress.com”, mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu.


Përveç që ky artikull është publikuar nga këto portale të larcekura, i njëjti është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si: “Gazeta Aktive”, “Janina Press”, “Albini për Kosovën”, “Eksplorer. Shqip.” dhe “Kronika Sot”.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ky artikull përmban titull të rremë dhe lajm të vjetër, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (27 tetor 2021) të publikuar në disa media online si “Telegrafi.com” dhe “AlbanianPost.com”.


Analiza:

Portale të dyshimta në Kosovë kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të rremë.

Lajmi për ndarjen e ndihmave financiare për pensionistë, nga trajtimi i mësipërm i fakteve, rezultoi të jetë i vjetër. Ndërsa pretendimi se “Qeveria Kurti” do t’u ndajë këtë shumë të gjithë qytetarëve, doli të jetë i rremë.

Nga analiza e bërë, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arysetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere