Portali informues “fanatikipress.info” që duket të jetë pjesë e portalit “Korrektpress.com” dje (22 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll Arijanet Muriq ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Premerligës angleze.
Mirëpo, gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i gabuar, pasi që skuadra angleze Burnley, me të cilën ka nënshkruar Muriq, nuk bënë pjesë në Premierligën angleze, por në një ligë më poshtë “Championship”.
Burnley në sezonin e kaluar ka përfunduar në pozitën e 18-të, pozitë kjo që dërgon në një ligë më poshtë. (shih këtu)
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “fanatikipress.info”:
Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ky artikull me pretendim të gabuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)
Në postimin e kësaj faqe në Facebook, vërehet se disa lexues e kanë kuptuar se lajmi është i pavërtetë, duke reaguar se Muriq do të luajë me Burnleyn në Championship, e jo në Premierligë. (shih fotografinë më poshtë)
Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se Burnley në sezonin e ri 2022/23 që fillon në muajin gusht, do të bëjë gara në rangun e dytë të futbollit në Angli, hibrid.info ju sjellë tabelën e publikuar nga EFL Championship. (shih këtu)
Analiza:
Portali “fanatikipress.info” ka pretenduar gabimisht se portieri kosovar Arijanet Muriq ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Premierliga, Burnley.
Mirëpo, se ky pretendim është i gabuar, u kuptua nga fakti se skuadra e Burnleyt nuk bënë gara në sezonin e ri në Premierligë, por një rang më poshtë (Championship), pasi në sezonin e kaluar kishte përfunduar në vendin e 18-të në elitën e futbollit anglez, vend ky që dërgon një ligë më poshtë.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.