[email protected]
Publikohet lajm i vjetër me titull manipulues
shape
shape
shape

Portale të dyshimta si “Newstoday48hr.com” dhe “Banglacontent24.com” sot (6 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “150 euro nga shteti, hapet aplikimi për këto kategori! (Apliko Ketu)”.

Në përmbajtjen e artikullit bëhet fjalë për hapjen e aplikimit për mbështetje financiare për studentët e arsimit të lartë. Artikulli po ashtu përmban të dhëna mbi formën e aplikimit dhe kushtet që duhet plotësuar për të fituar mbështetjen financiare që Ministria e e Financave, Punës dhe Transfereve do ta ndaj për ta.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit maj të këtij viti, kur Ministria i Financave, Punës dhe Transfereve, kishte njoftuar për procedimin e pagesës prej 100 eurove, për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Këtë ngjarje të vjetër, këto portale të dyshimta janë munduar ta paraqesin si aktuale.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Newstoday48hr.com” dhe “Banglacontent24.com:

https://newstoday48hr.com/2022/08/150-euro-nga-shteti-hapet-aplikimi-per-keto-kategori-apliko-ketu/?fbclid=IwAR3GUYJLHZg9NvrPtf8lNv8wRcSHRLV0LIgOx_TW0NEFhYtuVS-NibWnC1c
https://newstoday48hr.com/2022/08/150-euro-nga-shteti-hapet-aplikimi-per-keto-kategori-apliko-ketu/?fbclid=IwAR3GUYJLHZg9NvrPtf8lNv8wRcSHRLV0LIgOx_TW0NEFhYtuVS-NibWnC1c
https://banglacontent24.com/sites/150-euro-nga-shteti-hapet-aplikimi-per-keto-kategori-apliko-ketu/?fbclid=IwAR1VMo0JEJKOdaiWgdiqI21CoehLjm7K_VqVrd4kMXYF5pvZSxK68ftCd2U
https://banglacontent24.com/sites/150-euro-nga-shteti-hapet-aplikimi-per-keto-kategori-apliko-ketu/?fbclid=IwAR1VMo0JEJKOdaiWgdiqI21CoehLjm7K_VqVrd4kMXYF5pvZSxK68ftCd2U

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Pika press”, “Gazeta Prishtina”, “Lajmet e Fundit +” dhe “Gazeta Aktive”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në këto portale të dyshimta:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook, thuhet se aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (7 maj) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Artikulli i publikuar në këto portale të dyshimta për ndarje të 100 eurove për studentët e niveleve bachelor, master dhe doktoratë është lajm i vjetër që është publikuar si aktual. Titulli i artikullit të publikuar në këtë portal të dyshimtë pretendon për një mbështetje financiare prej 150 eurove, edhe pse lajmi i vërtetë ka të bëjë me një vlerë prej 100 eurove.


Analiza:

Portalet e dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit maj të këtij viti, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual. Artikulli përveç se është lajm i vjetër, ai në vete përmban edhe titull manipulues.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others