Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Dyfishimi i numrit të mërgimtarëve është konstatuar vetëm nga të dhënat e Aeroportit të Prishtinës

HIBRID

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch” dhe portali “vushtrriaonline.net” kanë publikuar një artikull me titull që pretendon se këtë vit në Kosovë kanë ardhur dyfish më shumë mërgimtarë se sa vitin e kaluar.

Gjatë verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi në përmbajtje bëhet fjalë vetëm për numrin e mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Pra, nuk dihet se sa është numri i mërgimtarëve që kanë ardhur edhe përmes kufijve tokësorë. Ndërsa në titullin e artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura nuk tregohet se bëhet fjalë vetëm për mërgimtarët që kanë ardhur përmes Aeroportit të Prishtinës.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet “Albinfo.ch” dhe “Vushtrriaonline.net”:

Titulli i Albinfo.ch: Sivjet erdhën gati dyfish më shumë mërgimtarë se sa vjet

Titulli i Vushtrriaonline.net: Sivjet erdhën gati dyfish më shumë mërgimtarë se sa vjet

Sipas zëdhënëses së Aeroportit të Prishtinës, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar drejt Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “Albinfo.ch” dhe “Vushtrriaonline.net”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në televizionin T7 dhe në portalin “GazetaExpress.com”, në të cilat qartësohet lajmi duke e detajuar se bëhet fjalë vetëm për numrin e mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, për televizionin T7 ka bërë të ditur se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur numri i mërgimtarëve për rreth 83 për qind që kanë udhëtuar drejt Kosovës.


Analiza:

Portalet “Albinfo.ch” dhe “Vushtrriaonline.net” kanë publikuar një artikull që flet për rritjen e numrin të mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Mirëpo, në titull nuk qartësohet se bëhet fjalë vetëm për mërgimtarët që kanë ardhur përmes këtij Aeroporti, duke lënë të kuptohet se është dyfishuar gati numri i përgjithshëm i mërgimtarëve të ardhur në Kosovë, shtuar këtu edhe përmes kufijve tokësor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere