Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Bislimi nuk ka thënë se “Albini se kalon as pragun”, siç pretendohet

HIBRID

Artikulli me titull “Kandidati i LDK: Ne zgjedhjet e ardhshme LDK do të dalë e para Albini se kalon as pragun”, është publikuar nga portali i dyshimtë “mitrovicapress.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit.

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi, më 14 shkurt kishte deklaruar në emisionin “Pressing” në televizionin T7 se nëse konfirmohet ky rezultat i exitpolleve, do të jetë një mësim i madh për partinë e tij, e cila do të reflektojë dhe do të bëhet parti fituese në sfidat e tjera zgjedhore. Pra, ai asnjëherë nuk ka thënë se kryetari dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nuk do ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “mitrovicapress.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

Kandidati i LDK: Ne zgjedhjet e ardhshme LDK do të dalë e para Albini se kalon as pragun

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së Faton Bislimi /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

thotë se nëse vërteton KQZ’ja pozitën e tretë të LDK’së në këto zgjedhje ata duhet të refelektojnë.

“Rezultati final që ne presim nga KQZ shpresoj dhe uroj të jetë të paktën më mirë se ai që kemi parë në exitpolle”, theksoi Bislimi.

Është i bindur se në zgjedhejt e ardhshme LDK do të dalë e para.

‘Si LDK nëse konfirmohet ky rezultat i exitpolleve, do të jetë një mësim i madh prej të cilit LDK do të reflektojë dhe do të bëhet parti fituese në sfidat e tjera zgjedhore”, shtoi ai

Vegëza e artikullit të publikuar në “mitrovicapress.com”:

https://mitrovicapress.com/news/2725?fbclid=IwAR3e7U4Oe8iWE9XbQZvLjYuIj0WJ4PtJ2aLIj4BpN8Hy7P9kUZYmjsc3aYo
https://mitrovicapress.com/news/2725?fbclid=IwAR3e7U4Oe8iWE9XbQZvLjYuIj0WJ4PtJ2aLIj4BpN8Hy7P9kUZYmjsc3aYo

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale në “Gazetaexpress.com” dhe nga disa media tjera të Kosovës:

https://lajmi.net/kandidati-i-ldk-se-per-deputet-shpresoj-qe-rezultati-final-mos-te-jete-ai-i-exit-polleve/https://indeksonline.net/faton-bislimi-i-ldk-se-shpresoj-qe-rezultati-final-mos-te-jete-ai-i-exit-polleve/

https://indeksonline.net/faton-bislimi-i-ldk-se-shpresoj-qe-rezultati-final-mos-te-jete-ai-i-exit-polleve/


Analiza:

Portali i dyshimtë “mitrovicapress.com” ka publikuar një lajm të datës 14 shkurt me deklaratën e kandidatit nga radhët e LDK-së, Faton Bilimi, të cilit i ka vënë titull të sajuar duke u munduar ta paraqesë atë si të vërtetë.

Ky artikull është shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron afër 90 mijë pëlqime, e që kryesisht publikon lajme jo të sakta. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere