[email protected]

Kur fjalët vrasin

Për herë të parë, bota do të respektojë (këtu) Ditën Ndërkombëtare për Kundër Gjuhën e Urrejtjes më 18 qershor. Kjo pason rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (këtu) nga korriku 2021 mbi “promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor dhe tolerancës në luftën kundër gjuhës së urrejtjes”. OKB-ja fton (këtu) qeveritë, organizatat ndërkombëtare, grupet e […]

Kompanitë e “Big Tech” i bashkohen BE-së për luftimin e dezinformimit

Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë janë të vendosura të nënshkruajnë një version të përditësuar të kodit kundër dezinformimit të BE-së, me vendet evropiane që po kërkojnë mënyra për të goditur në mënyrë më efektive grupet që përhapin propagandë dhe lajme të rreme përmes platformave online. Facebook, Twitter, Google, Microsoft dhe TikTok janë […]

Vërtetohet se mediat shtetërore ruse dhe kineze kanë shpërndarë artikuj dezinformues për COVID-19

Rusia dhe Kina vazhdojnë të përdorin një fushatë dezinformimi rreth shpërthimit të koronavirusit që mund të ketë “pasoja të dëmshme” për shëndetin publik në mbarë botën, thuhet në një raport të publikuar nga organi i politikës së jashtme të BE-së. Dokumenti, i publikuar më 1 prill, është shkruar nga Divizioni i Komunikimeve Strategjike dhe Analizës […]

Realitet i ndërtuar mbi gënjeshtra: 100 ditët e luftës/agresionit të Rusisë në Ukraine

Kanë kaluar njëqind ditë që kur Putini filloi “luftën e tij tre-ditore” kundër Ukrainës, ndoshta duke pritur një fitore të shpejtë ose duke besuar gënjeshtrat dhe propagandën e tij. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se sulmet e manipulimit të informacionit dhe dezinformimit të Kremlinit kundër Ukrainës ishin nisur vite përpara luftës, e cila filloi […]

Hibrid.info dhe FIEK zotohen për avancimin e fushës së informimit në nivel digjital

Platforma për kontroll të fakteve (fact-checking) hibrid.info, pjesë e OJQ-së, Action for Democratic Society (ADS), pritet të rrisë aktivitetin edhe në drejtim të automatizimit të verifikimit të fakteve, përmes krijimit të aplikacioneve të bazuara në Teknologji Informative dhe Komunikimit (TIK). Synimi për këtë vizion tashmë do të jetë i përbashkët me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike […]

Narrativat e propagandës ruse që po shpërndahen në disa shtete në BE

Një analizë e rrjetit të kontrollit të fakteve EDMO. Organizatat që kontribuan në këtë analizë: PagellaPolitica/Facta, Delfi, Eesti Päevaleht, Proveri-AFP, Re:Baltica Dezinformimi i lidhur me Ukrainën përhapet në BE në shumë gjuhë të ndryshme, përfshirë rusishten. Në disa vende të BE-së ka komunitete të mëdha ruse ose një pjesë e madhe e popullsisë e kupton […]

Si lindi konspiracioni për “përfshirjen” e Bill Gates në shpërndarjen e Lisë së Majmunëve?

Përfaqësuesja republikane në SHBA, Marjorie Taylor Greene e Gjeorgjisë ka promovuar një teori konspirative që pretendon se miliarderi, Bill Gates, shpreson të “bëjë shumë para” nga një shpërthim i lisë së majmunëve. Gjatë edicionit të së enjtes mbrëma të emisionit të drejtëpërdrejtë të saj në Facebook MTG: Live, Greene lidhi pa bazë shpërthimin aktual të […]

Çfarë është Lija e Majmunit, virusi që po i infekton njerëzit në SHBA dhe Evropë?

Ese e një mikrobiologu e ribotuar në scientificamerican.com, me lejen e autorit Më 18 maj 2022, zyrtarët shëndetësorë të Massachusetts dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan një rast të vetëm të lisë së majmunit në një pacient që kishte udhëtuar së fundmi në Kanada. Raste janë raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar […]