[email protected]

Kanalet e dezinformimit, të afërta me Kremlinin, po shpërndajnë artikuj edhe në Wikipedia

Hulumtim nga EUvsDisinfo Kremlini vazhdon të izolojë popullsinë ruse nga bota e jashtme për sa i përket qasjes në informacione të besueshme, duke përfshirë një qëndrim gjithnjë e më kërcënues ndaj Wikipedia-s. Rregullatori rus i medias Roskomnadzor pretendoi se Wikipedia ishte bërë burimi i “një linjë të re sulmesh të vazhdueshme ndaj rusëve” dhe se […]

Grupet misterioze “Pro-Putin” në Facebook

Pushtimi rus i Ukrainës është dënuar gjerësisht në shumë pjesë të botës, por një rrjet grupesh në Facebook i drejtuar nga njerëz me motive të panjohura do synojnë që të ndryshojnë perceptimet për liderin e vendit. Miliona njerëz kanë parë postime të përkushtuara për të portretizuar Presidentin Vladimir Putin si të qeshur, dashamirës dhe paqedashës. […]

Dezinformimi për mohimin e krimeve të luftës: Rusia sajon narrativa për krimet në Buça

Imazhet e trupave të shpërndara nëpër rrugët e Buça, të vrarë në formë ekzekutimi, tregojnë fytyrën e vërtetë të Rusisë së Putinit. Këto imazhe flasin më shumë se fjalët për natyrën dhe qëllimet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, mediat pro-Kremlinit të përforcuara nga llogaritë diplomatike ruse në mediat sociale po përpiqen të errësojnë […]

BE synon të kërkojë më shumë llogari nga mediat sociale për luftimin e dezinformimit

Nga Diana Wallis, Presidente e Bordit të Drejtorëve të EU DisinfoLab. Kjo rubrikë u botua fillimisht në Euractiv. Ligjvënësit e BE-së u bëjnë thirrje platformave të bëjnë më shumë në përgjigje të dezinformatave në Ukrainë. Megjithatë, diskutimet aktuale legjislative do t’i bëjnë ata të bëjnë më pak. Lufta në Ukrainë po zhvillohet nëpër shërbimet digjitale […]

Kosova është shumë e hapur ndaj propagandës e dezinformimit

Hibrid.info në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, kanë publikuar raportin “Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi”. Ky raport ka për qëllim të paraqes numrin, llojin e natyrën e lajmeve të rreme, propagandës dhe dezinformimit që po bëhet mbi luftën në Ukrainë. Të dhënat janë mbledhur që nga 24 shkurti (kur ka […]

Video e falsifikuar që paraqet rrejshëm kapitullimin e Zelensky-t, fshihet nga Facebook, YouTube e Twitter

Video e rreme (Deepfake), që është shpërndarë brenda 24 orëve nëpër rrejte sociale, duke pretenduar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka pranuar dorëzimin (kapitullimin), është fshirë nga mediat sociale. Pas Facebook-ut e YouTube (këtu), hibrid.info e ka vërtetuar se kjo video është larguar edhe nga  Twitter (këtu), duke u konsideruar si përmbajtje e rreme. […]

Z-ja e Putinit dhe domethëniet e saj

Disa javë para sulmit rus në Ukrainë, specialistët ushtarakë filluan të pyesnin për shenja të çuditshme (këtu) në automjetet ushtarake që grumbulloheshin përgjatë kufijve që rrethojnë Ukrainën. Disa automjete mbanin një shenjë të bardhë Z në dyer ose mbulesë dhe ekspertët u përpoqën të kuptonin se çfarë nënkuptonin. Tani e dimë. Z është një përpjekje […]