[email protected]
Dhurimin e 50 ventilatorëve nga USAID, mediat e paraqesin si përkrahje politike të Zemajt nga SHBA-të
shape
shape
shape

Mediat online në Kosovë kanë publikuar dhe shpërndarë një artikull me titull “Puna e ministrit Zemaj tashmë e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së”, përmes së cilit është pretenduar të paraqitet se gjoja SHBA-të kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në luftën kundër Covid-19.

Nuk është saktësisht e qartë se cili nga këto portale ka autorësinë e këtij artikulli, duke qenë se shumë nga ato nuk e paraqesin orën e publikimit. Mirëpo, sipas një rënditjeje të makinës së kërkimit “Google”, e cila mund të mos jetë krejtësisht e saktë, portali i parë që e ka bërë këtë publikim ka qenë indeksonline.net.

Artikulli në fjalë përmban një titull, por i cili nuk korrespondon pothuajse fare me përmbajtjen. Në përmbajtje të tekstit është paraqitur një postim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë (NSC) në Twitter, për shpërndarjen e një kontingjenti prej 50 ventilatorëve mjekësorë, të realizuar nga USAID, si ndihmë për spitalet për t’i trajtuar të infektuarit me virusin Korona në Kosovë.


Artikulli i plotë i publikuar në mediat kosovare:

Puna e ministrit Zemaj tashmë e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së

Qytetarët e Republikës së Kosovës ka ma shumë së gjashtë muaj prej kur po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është ajo që ka barrën më të madhe në menaxhimin e kësaj situate aspak të lehtë, ku tashmë janë vënë edhe masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Fatmirësisht numri i të infektuarve ka rënë ditëve të fundit, po ashtu edhe i rasteve fatale.

E, puna e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është e pranushme dhe e mirëpritur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së.

Ky institucion në rrjetin social Tëitter kanë publikuat disa imazhe, derisa shkruhet se ShBA-të, janë të lumtura që u kanë siguruar qytetarëve të Kosovës ventilator.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë kosovarë për të luftuar COVID-19 dhe për të promovuar rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin”, thuhet në këtë shkrim .

Ja postimi i plotë:

The United States is very pleased to provide these ventilators to the people of #Kosovo. we are working closely with our Kosovo partners to combat #COVID19 and promote economic recovery and stability.


Ndërsa siç shihet, cicërima e këtij organi të sigurisë së SHBA-ve në Twitter nuk përmban asnjë mirënjohje apo lëvdatë të ministrit Zemaj. Si rrjedhojë kjo cicërimë nuk ndërlidhet pothuajse fare me titullin. Ky organ sigurie i SHBA-ve, përveç Kosovës, ka ndihmuar edhe shtete tjera me aparatura në luftim e pandemisë Covid-19.

Cicërima e NSC-së:

The United States is very pleased to provide these ventilators to the people of #Kosovo. We are working closely with our Kosovo partners to combat #COVID19 and promote economic recovery and stability. https://t.co/sz8tqVzg38

— NSC (@WHNSC) August 25, 2020 “>”Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ndajnë këta ventilatorë për popullin e Kosovës. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë në Kosovë në luftën kundë Covid-19, në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe të stabilitetit”.


Analiza:

Duke qenë se ky artikull ka për qëllim që, përmes titullit, të shtrembërojë përmbajtjen e cicërimës së NSC-së lidhur me donacionin e destinuar për institucionet e Kosovës dhe, si rezultat përhapjen e një informate të pavërtetë, hibrid.info e ka klasifikuar atë si dezinformatë, lajm i rremë, clickbait, manipulim i fakteve dhe shpërndarje e lajmeve të rreme.


Arsyetimi:

Manipulim i fakteve – Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Transmetimi i lajmeve të rreme – Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Clickbait – ”Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others