Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i një rakete te hedhur në luftën e vitit 2006 në Liban, publikohet si moment i qëllimit të një avioni izraelit

HIBRID

Një faqe në Facebook që mban emrin “Support For Turkey From Presheva”, ka publikuar imazhin e një rakete.

Në mbishkrimin e imazhit në fjalë pretendohet se me anë të kësaj rakete është qëlluar një avion izraelit.

Por pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i publikuar me anë të së cilit është paraqitur lajmi, është i vitit 2006.


Vegëza e postimit të publikuar nga “Support For Turkey From Presheva”:

https://www.facebook.com/SupportForTurkeyFromPresheva/posts/pfbid031TzzbGeckXZexSg5B2cvYgBZvnUFfQhPTctipvREr1uBhF2AMY2Gq5wzCVsmswf4l


Me anë të makinave të kërkimit hibrid.info ka gjetur një postim në median sociale “X” (ish-Twitter), në të cilin jepet njoftimi për sulmin me raketë drejt një droni izraelit. (shih këtu)

Lajmi nuk është i konfirmuar nga burimet zyrtare, por për këtë ngjarje kanë bërë të ditur “Al-Qassam Brigades”, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evopian (këtu), e cila edhe e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.


Edhe pse hibrid.info nuk ka gjetur burime zyrtare që konfirmojnë lajmin, me atë hulumtimit ka gjetur se imazhi i paraqitur, si shfaqje e sulmit të pretenduar nga faqja në fjalë, është i vjetër.

Në një artikull të publikuar në vitin 2018 nga ”algemeiner.com”, media e cila mbulon situatën në Lindjen e Mesme, që po ashtu lidhet me situatën në Lindjen e Mesme, është gjetur imazhi një fjalë, në përshkrimin e të cilit tregon se shfaq pamjen e një rakete izraelite në drejtim të Hezbollahut, gjatë luftës së dytë të Libanit në vitin 2006. (shih këtu)


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar një imazh me pretendimin se shfaq një raketë e cila ka sulmuar një avion izraelit.

Hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë lajmin në burime zyrtare, por ka vërtetuar se imazhi i publikuar nuk është aktual.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere