Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet dy fëmijë palestinezë duke fjetur në baltë, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh në të cilin paraqiten dy fëmijë duke fjetur në baltë brenda një tende.

Këtij imazhi i është vënë mbishkrimi “Natën e mirë nga Gaza”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është real dhe se i njëjti është krijuar me anë të inteligjencës artificiale.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Pasqyrimi i të vërtetës”, “KosovaLajm.net”, “Mesazhi.com”, “Prishtina ime” dhe “Drenica Sot”.


Pasi të analizohet imazhi nga afër vërehen deformime grafike në pjesë të gishtërinjve të duarve dhe këmbëve, si dhe në hundën e njërit fëmijë, të cilat tregojnë për shenja të krijimit me inteligjencë artificiale. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka analizuar imazhin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit “Hive Motivation” rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, rezulton që faqja “Pasqyrimi i të vërtetës” e ka publikuar këtë imazh për herë të parë në Facebook (27 janar), me mbishkrim në gjuhën shqipe. Deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi i bërë nga kjo faqe ka arritur të grumbullojë 607 reagime, 91 komente, e 316 shpërndarje. (shih këtu)


Gjatë kërkimit në lidhje me këtë imazh, hibrid.info ka gjetur se i njëjti është shpërndarë edhe nga llogari tjera në gjuhë të huaja, të cilat janë publikuar në mediat sociale. (shih këtu)


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezulton që fotografia është prodhuar 99.9 për qind me AI.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere