info@hibrid.info
Konspiracion se sulmi në kanalin Ibër–Lepenc ishte planifikuar nga Kurti për të nxitur dhunë ndaj serbëve
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

një artikull të publikuar nga mediumi në gjuhën serbe Novosti.rs, pretendohet se shpërthimi në kanalin Ibër–Lepenc ishte i planifikuar për të shërbyer si pretekst nga ana e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij në Prishtinë për të nxitur një tjetër valë dhune kundër serbëve në Kosovë.

Artikulli e krahason këtë ngjarje me rastet e mëhershme të Reçakut dhe trazirat e marsit në vitin 2004, që në të dyja rastet, sipas autorëve serbë, u përdorën si justifikime për ndërhyrje të dhunshme dhe përndjekje të serbëve.

Artikulli bazohet në pretendimet e publikuara nga Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA) ku, sipas tyre, dyshohet se pas shpërthimit qëndron një grup i organizuar kriminal në të cilin përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Çka pretendohet në këtë artikull?

Në artikullin e Novosti.rs thuhet se shpërthimi në kanalin Ibër–Lepenc ishte pjesë e një plani të Albin Kurtit për të shkaktuar dhunë kundër serbëve në Kosovë.

Artikulli lidh pretendimin konspiracionist për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc me dy ngjarje të tjera historike. Si precedent, përmendet ngjarja e vitit 2004, kur vdekja e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër shkaktoi dhunë masive që njihen si trazirat e marsit.

Po ashtu, artikulli rikthen në kujtesë rastin e Raçakut në vitin 1999, duke e përshkruar si një “skenar të sajuar” nga William Walker për të fajësuar Serbinë për masakra ndaj civilëve, që më pas shërbeu si arsye për bombardimin 78-ditor të NATO-s.

Çka dihet deri më tani për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc?

Raporti i BIA-s përfshin disa spekulime të pasakta dhe të paqëndrueshme. Akuzat e ngritura nga BIA nuk mbështeten në asnjë provë të verifikueshme dhe janë të pasakta. Gjithashtu, BIA ka përmendur emra individësh që nuk janë pjesë e hetimeve.

Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shpërthimit, duke angazhuar të gjitha burimet e mundshme për të identifikuar ata që janë përgjegjës. Hetimet janë të hapura dhe të transparente, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë. Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një hetim të plotë dhe të paanshëm. Kjo përfshin kërkesën për ndihmë nga SHBA, BE dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për të monitoruar zhvillimet dhe garantuar që asnjë individ i përfshirë në sabotim të mos mbetet pa ndëshkim. Për të siguruar besueshmërinë e hetimit, është kërkuar gjithashtu mbështetje dhe bashkëpunim nga organizatat ndërkombëtare si EULEX, OSBE dhe NATO. (këtu)

Nga ky rast disa të dyshuar janë marrë në pyetje, derisa vetëm dy prej tyre janë në paraburgim: Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq. (këtu)

Ndërlidhja konspiracioniste me masakrën e Recakut dhe trazirat e Marsit 2004

Artikulli lidh pretendimin konspiracionist për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc me dy ngjarje të tjera historike, duke përmendur ngjarjen e vitit 2004, kur vdekja e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër shkaktoi trazira masive, dhe duke rikthyer në kujtesë rastin e Raçakut në vitin 1999, si një “skenar të sajuar” nga William Walker për të fajësuar Serbinë dhe justifikuar bombardimin e NATO-s.

Më 17 dhe 18 mars 2004, një valë trazirash të dhunshme përfshiu Kosovën, të shkaktuara nga dy incidente të perceptuara si akte të motivuara etnikisht. Demonstratat, edhe pse në fillim dukej spontane, shpejt u përqendruan te serbët në mbarë Kosovën.

Në dhunën etnike të marsit 2004 në Kosovë, 15 shqiptarë dhe 12 serbë u vranë, ndërsa 170 serbë u lënduan, 150 prej tyre nga rrahjet në shtëpitë e tyre. Rreth 800 objekte serbe, 90 të ashkalinjve dhe 2 shtëpi shqiptare u shkatërruan, përveç 36 objekteve fetare ortodokse. Gjatë trazirave, 954 persona u lënduan, përfshirë 65 policë ndërkombëtarë dhe 58 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. (këtu)

Politikanët shqiptarë të Kosovës si ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi iu bashkuan guvernatorit të OKB-së Harri Holkeri, komandantit jugor të NATO-s Gregory Johnson dhe zyrtarëve të tjerë të KFOR-it në dënimin e dhunës dhe apelin për paqe në Kosovë. Policia e Kosovës krijoi një ekip të posaçëm hetimor për të trajtuar rastet lidhur me trazirat e vitit 2004.

Ndërsa, në masakrën e Reçakut të Komunës së Shtimes më 15 janar 1999 ishin vrarë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje ishte cilësuar masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja konsiderohet se e ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës (Detaje).

Kryerja e masakrës së Reçakut nga forcat serbe është argumentuar nga shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë organizatën e mirënjohur Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë, përmes hetimeve të pavarura dhe raportimeve të detajuara, ka dokumentuar krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë në këtë masakër, duke e cilësuar atë si akt të qartë të krimeve të luftës.


Analiza:

Në artikullin e Novosti.rs thuhet se shpërthimi në kanalin Ibër–Lepenc ishte pjesë e një plani të Albin Kurtit për të shkaktuar dhunë kundër serbëve në Kosovë.

Artikulli lidh pretendimin konspiracionist për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc me dy ngjarje të tjera historike, duke përmendur trazirat e vitit 2004, kur vdekja e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër shkaktoi trazira masive, dhe duke rikthyer në kujtesë rastin e Raçakut në vitin 1999, si një “skenar të sajuar” nga William Walker për të fajësuar Serbinë dhe justifikuar bombardimin e NATO-s.

Faktet tregojnë se masakra e Reçakut nuk është e inskenuar, ndërsa trazirat e marsit 2004 nuk kanë pasur qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova.

Bazuar në faktet e ofruara nga hibrid.info këto pretendime vlerësohen si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others