Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Kurti s’u takua me Teodosijen në Beograd, por me mitropolitin ortodoks të Malit të Zi në Prishtinë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes disa fotografive, është ngritur pyetja se “Çka kërkon Albin Kurti në takim të fshehtë në Beograd me Peshkopin Teodosije?”.

Ky postim u publikua dje (17 shtator) në Facebook nga faqja “RTK ti kthehet popullit”.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është takuar fare me peshkopin e dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Mirëpo, në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se Kurti është takuar në Prishtinë me mitropolitin e Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Boris Bojoviq, takim në të cilin ishte edhe ish-udhëheqësi i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “RTK ti kthehet popullit”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky takim u zhvillua në Prishtinë më 16 shtator, dhe se në të nuk ishte fare i pranishëm peshkopi Teodosije.

Në njoftimin e Kryeministrisë, lidhur me këtë takim, u tha se “gjatë bisedës u diskutua mbi çështje aktuale, zhvillimet në rajon, pasojat e vazhdueshme të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që lufta atje vazhdon të paraqes për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonin e Ballkanit”. (shih këtu)


Analiza:

Përmes disa fotografive, u pretendua se Kurti u takua fshehurazi në Beograd me peshkopin e dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Pas verifikimit të fakteve, hirbid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Në ueb-faqen zyrtare të kryeministrisë, u sqarua se ky takim u zhvillua në Prishtinë me ish-udhëheqësin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, i shoqëruar nga mitropoli i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Boris Bojoviq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere