Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Berisha nuk ka thënë se “kjo qeveri e meriton të rrëzohet, së shpejti do e bëjmë këtë!”

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline51.com” ka publikuar një artikull me titull “Kjo qeveri e meriton të rrëzohet,së shpejti do e bëjmë këtë!”.

Me këtë titull, ky portal i dyshmtë i është referuar një postimi në Facebook të ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, pasi në asnjë rast Berisha nuk ka thënë se “Kjo qeveri e meriton të rrëzohet, së shpejti do e bëjmë këtë”, ashtu siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newsonline51.com”:

https://newsonline51.com/kco/news/900?fbclid=IwAR3ZgcmWscZyRWEkPblQb1-LrNOcyi6Mzk_HqsmHLA_lU_8HJjkT5xinkGU
https://newsonline51.com/kco/news/900?fbclid=IwAR3ZgcmWscZyRWEkPblQb1-LrNOcyi6Mzk_HqsmHLA_lU_8HJjkT5xinkGU

Pjesë nga postimi i Berishës në Facebook:

“Qeveria Kurti 2, po nuk bëri kthesë në raport më SHBA dhe rolin e tyre imediat dhe permanent për Kosovën e të ardhmen e saj, i ka ditët e numëruar. Nëse në rasti e parë qeverisja Kurti1 mbijetoi 52 ditë, tani mund ta ketë afatin më të shkurtër, apo edhe nëse zgjat do ta ketë fundin fatal”.


Vegëza e postimit të Hisen Berishës në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/hisenberisha327/posts/2921904878064436


Analiza:

Portali i dyshimtë “newonline51.com” ka përdorur një postim të Hisen Berishës, të cilën e ka publikuar duke i vënë titull të rremë.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, duke grumbulluar reagime dhe komente të shumta.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere