Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi amerikan

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

SHBA-ja nuk ka miratuar përfundimisht projektligjin në fjalë.

Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin “SHBA-të godasin Serbinë shumë rëndë: Miratojnë projektligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi”.

Kjo përmbajtje u publikua të dielën (16 gusht) në Facebook, nga një faqe me emrin “Interesante”.

Cila është e vërteta?

Artikulli nuk thotë se SHBA-ja ka miratuar përfundimisht projektligjin në fjalë.

Faqja që ka publikuar pretendimin ka mbi 90 mijë ndjekës, ndërsa postimi në fjalë ka marrë mbi 80 reagime dhe komente, ku mund të verëhet se ekziston mundësia që përdoruesit ta përceptojnë ngjarjen si të besueshme.


Përmbajtja ka edhe një artikull me po të njëjtin titull, të publikuar në domenin “infofirst.net” (shih këtu).

Në hyrje të artikullit shkruan: “Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan ka votuar për ta çuar përpara një projektligj, sipas të cilit i kërkohet Sekretarit të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe.”.

Hibrid.info ka kontrolluar përmes makinës së kërkimit “Google”, duke përdorur si fjalë kyçe, hyrjen e këtij teksti (shih këtu).

Rezultatet kanë shfaqur disa artikuj që kanë raportuar se një projektligj për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ishte miratuar në janar të 2026, në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan (shih këtu, këtu dhe këtu).


Hibrid.info hulumtoi për fazat e miratimit të një ligji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Në faqen e Kongresit amerikan tregohet se një projektligj në SHBA kalon përmes disa fazave të procesit legjislativ: fillimisht prezantohet nga një anëtar i Kongresit dhe i referohet komitetit përkatës për shqyrtim dhe amendime. Pas kësaj, debatohet dhe votohet në Dhomën e Përfaqësuesve ose në Senat, në varësi të dhomës ku u prezantua, dhe në fund i dërgohet Presidentit për nënshkrim ose veto (shih këtu).


Hibrid.info gjeti edhe projektligjin në fjalë. Nga të dhënat publike u mësua se projektligji në fjalë është në fazën e prezantimit/kalimit në Dhomë e Përfaqësuesve. Çka do të thotë se i njëjti ende nuk ka kaluar dhe dhe nuk është bërë ligj (shih këtu).

Marrë parasysh faktin që projektligji ende nuk është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve ose në Senat, ai nuk mund të konsiderohet si i miratuar.

Çka parasheh ky projektligj?

Projektligji, i njohur si “Preshevo Valley Discrimination Assessment Act” (Akti për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës), parasheh që Sekretari i Shtetit i SHBA-së të përgatisë dhe dorëzojë një raport zyrtar në Kongres mbi trajtimin e pakicave etnike në Serbi, me theks të veçantë te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Dokumenti kërkon që Sekretari i Shtetit të hetojë dhe vlerësojë një sërë çështjesh kyçe që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Këtu përfshihet praktika e pasivizimit të adresave dhe ndikimi i saj në të drejtën për dokumente personale dhe votim, si dhe mungesa e integrimit proporcional të shqiptarëve në administratë dhe institucione shtetërore. Gjithashtu, raporti duhet të adresojë mosnjohjen e diplomave të Kosovës, pengesat në sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, kufizimet në përdorimin e kësaj gjuhe në dokumente e institucione, si dhe shtypjen e simboleve etnike.

Për më tepër, kërkohet analizimi i ndarjes së pabarabartë të fondeve për komunat me shumicë shqiptare, përdorimi i forcave të rendit për intimidim, mbështetja për mediat lokale, shqyrtimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm për shqiptarët dhe masat që ndikojnë në rritjen e varfërisë në rajon.

Raporti duhet të dorëzohet në Komitetet për Punë të Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve brenda 180 ditëve nga miratimi i aktit.

Analiza:

Përmbajtja që pretendon se “SHBA-të godasin Serbinë shumë rëndë: Miratojnë projektligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi” nuk e paraqet në mënyrë të qartë fazën në të cilën ndodhet projektligji në fjalë.

Në artikull bëhet e ditur se Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan ka votuar për ta çuar përpara projektligjin, i cili kërkon përgatitjen e një raporti mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe.

Megjithatë, projektligji ende nuk është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i SHBA-së, prandaj nuk mund të konsiderohet i miratuar nga Kongresi amerikan.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere