[email protected]
Nuk është e vërtetë që Kurti ka deklaruar se ka filluar përgatitjet për kryeministër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info”, ka publikuar një artikull, ku pretendohet gjoja se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se është duke u përgatitur që të bëhet kryeministër i Kosovës.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të rreme meqenëse edhe përkundër verifikimit dhe hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga i pari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

Albin Kurti e pranon: Po bëhëm gati qe të bëhëm Kryeminister përseri, ky është i pari qe do e shkarkoj

Albin Kurti ka pranuar se është ne pritje qe Gjykata Kushtetuse, te ia kthej mandatin të cilin ia dha populli dhe se politikanet ia morren nga duart me të padrejtë dhe se per këtë nuk ka asnjë dyshim se gjykata do të vendos në të mirë të popullit.

“Po pres, nuk është se kam ndonjë shpresë të madhe, por une bëhem Kryeminister, vetem atëherë kur populli me thotë”

Shkarkime sigurisht që do të ketë, sidomos atyre që u emruan pa meritë

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Gazeta Aktive”:

https://gjithckafresh.info/news/1487?fbclid=IwAR2vuAbToPzZRh7g1GkDbt61-I6oJ3hsXfdbTELLpdcUmjouxXVEBU2hHiA

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese dje, më 2 nëntor, mbajti seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që Qeveria Hoti të shpallet antikushtetuese për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i dënuar për korrupsion. Megjithatë, pas pesë orësh seancë, kryetarja Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

Më poshtë mund ta gjeni vegzën e artikullit origjinal të publikuar në Koha.net rreth ecurisë së mbajtjes së seancës publike nga Gjykata Kushtetuese.

https://www.koha.net/arberi/248126/kushtetuesja-sot-mban-seancen-per-rastin-e-votes-se-deputetit-arifi-per-qeverine-hoti/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Gazeta Aktive” përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Ky shkrim është bërë qëllimshëm, duke qenë se aktualiteti i kësaj teme mund të zgjojë interes dhe të tërheqë vëmendjen e lexuesit. Pas verifikimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur ndonjë deklaratë e tillë e bërë nga Albin Kurti. Ky artikull kategorizohet si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others