[email protected]
Artikull me titull të trilluar: Thaçi nuk pritet të lirohet më 14 shkurt
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “news34post.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i fundi me 14 shkurt pritet të Lirohet Hashim Thaçi”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 10 dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, kishte bërë kërkesë për lirimin e klientit të tij me anë të një parashtrese prej 28 faqesh.

Pra, portali i dyshimtë “news34post.com” ka përdorur një lajm të vjetër duke i vënë titull të rremë, duke u munduar ta paraqesë atë si lajm aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “news34post.com”:

Lajmi I Fundi Me 14 Shkurt Pritet Të Lirohet Hashim Thaçi

Burimet nga Gjykata Speciale, bëjnë të ditur se David Hooper, avokat i Thaçit, ka bërë kërkesë për lirimin e tij me anë të një parashtrese prej 28 faqesh.

Parashtresa tanimë është dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake, dhe në të janë të renditur argumentet se pse Thaçi duhet të lirohet sipas avokatit. Gjithashtu janë radhitur edhe kundër-argumentet ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar të paraqitura në parashtrimet tjera si dhe në versionin e redaktuar të urdhër. Para rreth katër ditësh, në adresën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, kanë arritur 28 faqe argumente nga avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi, David Hooper, përmes së cilave kërkohet lirimi i përkohshëm i klientit të tij. Hooper në adresimin e tij, i është përgjigjur të gjitha pretendimeve të Prokurorit Special, të ngritura në fletëarrestin ndaj Thaçit si dhe në parashtresat tjera të dërguara në gjykatë. Avokati i presidentit, me këtë rast i është përgjigjur pretendimeve për intimidim e personave që mendojnë ndryshe për luftën e UÇK-së, siç ishte përmendur rasti i Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit në kohën sa ky i fundit ishte kryeministër.

Vegëza e artikullit të publikuar në “news34post.com”:

https://news34post.com/?p=1636&fbclid=IwAR29u4xC6oFn5gCKoK3Tb4YAgF99uBSuqIhZwpGKC7FiCXPvOKZvGY9T3fo

Më poshtë mund të lexoni artikullin autentik të publikuar më 10 dhjetor 2020 nga portali “radiokosovaelire.com”.


Analiza:

Artikulli i publikuar në “news34post.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar më 10 dhjetor 2020. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others