Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të pabazuara të mediave serbe për të shtëna nga kufiri me Kosovën

HIBRID

*Artikulli nga mediumi në gjuhën serbe “Kurir.rs” u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih këtu artikullin e korrigjuar)


Shkroi: Etrit Rexhepi

Të dielën (16 nëntor), disa media në gjuhën serbe raportuan për një rast kinse të ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas asaj që raportoi transmetuesi publik serb, RTS, u tha se “Rreth orës 15:00, në zonën e bazës ‘Debela Glava’, një grup i maskuar shqiptarësh sulmuan pjesëtarët e Ushtrisë Serbe, mësoi RTS jozyrtarisht”.

“Grupi i armatosur i shqiptarëve në rrëzë të kodrës së Shopit qëlloi 15 herë drejt pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe, duke goditur një qen që ndodhej në afërsi të patrullës”.

“Grupi i armatosur iku me gjashtë xhipa drejt Kosovës dhe Metohisë”, pretendoi RTS në artikullin e titulluar “Një grup shqiptarësh qëlluan mbi pjesëtarët e Ushtrisë Serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”.

Çka nuk shkon me këtë raportim?

Artikulli i RTS, pretendimin e hedhur si konstatim në titullin e artikullit, nuk e bazon në asnjë burim zyrtar.


Në brendësi të artikullit, RTS thotë se “mësoi jozyrtarisht”, që bie ndesh me titullin e artikullit, pasi aty konstatohet se të shtënat kanë ndodhur, gjë që nuk konfirmohet në asnjë rast.

Pos RTS-së, për këtë pretendim kanë shkruar edhe media tjera në gjuhën serbe, si “Kurir.rs”, “Alo.rs”, “Telegraf.rs” e të tjera, të cilat ose kanë cituar RTS-në, ose janë thirrur në burime të veta, por që pretendimet janë të njëjta.

Euronews.rs” ka raportuar gjatë të hënës (17 nëntor) duke thënë se “nuk ka informacione zyrtare” mbi atë që u pretendua një ditë më parë të ketë ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë nga mediat në gjuhën serbe.

“Ende nuk ka informacion zyrtar në lidhje me incidentin e raportuar nga mediat dje pasdite, sipas të cilit një grup shqiptarësh sulmuan pjesëtarë të Ushtrisë Serbe në zonën e bazës Debela Glava, pas së cilës dyshohet se ikën drejt Kosovës dhe Metohisë”.

“Me këtë rast, ekipi i Euronews Serbia ishte në Graçanicë dhe nga vendi i ngjarjes mësuam se asnjë institucion nuk ka konfirmuar deri më tani se incidenti ka ndodhur”, u tha në raportimin e “Euronews Serbia”.


Ndërkaq, Policia e Kosovës është prononcuar mbi këtë pretendim, duke i mohuar raportimet e mediave serbe.

Përmes një komunikate për media të lëshuar të hënën (17 nëntor, në orën 09:51), Policia tha se “pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një ‘grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar (ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Teksa ka mohuar të ketë pasur të shtëna në zonën kufitare, Policia në po të njëjtën komunikatë tha se “gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, vlen të ceket se njësite policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar (gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”.

“Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore”.

Deri më tani, deklarim nga ana e KFOR-it për këtë pretendim, nuk ka.


Analiza

Transmetuesi publik serb, RTS, sikurse edhe media tjera në gjuhën serbe, siç përmenden më sipër, kanë pretenduar të dielën (16 nëntor) se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e territorit të Kosovës në drejtim të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në pjesën e Serbisë.

Sipas këtyre pretendimeve, “një grup shqiptarësh të maskuar” kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë qëlluar një qen.

Mirëpo, ndonëse në titujt e këtyre artikujve konstatohej se ka pasur të shtëna, në brendësi asnjë artikull nuk e fakton një gjë të tillë, por të gjithë i referohen fjalisë “mësoi jozyrtarisht”.

Policia e Kosovës, ndërkaq, të hënën ka mohuar të ketë pasur të shtëna në vijën kufitare gjatë të dielës së 16 nëntorit, duke i konsideruar pretendimet e mediave në serbisht si “dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës”.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto pretendime si “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere