[email protected]
Pretendimi për parashikim të stuhisë, është i rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë dhe tendencioz “¨Harrojeni¨ koronavirusin, kjo e keqe pritet te ndodh nga momenti ne moment ne Kosov”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është i rremë, pasi nuk përputhet me përmbajtjen.

Brenda artikullit gjendet një paralajmërim i vjetër nga uebfaqja për parashikim të motit në Ballkan “meteoballkan.com”, e cila në gusht të vitit 2020 kishte paralajmëruar se një stuhi afër Novi Pazarit fare lehtë mund të hyjë edhe në disa pjesë të Republikës së Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/09/15/%c2%a8harrojeni%c2%a8-koronavirusin-kjo-e-keqe-pritet-te-ndodh-nga-momenti-ne-moment-ne-kosov/?fbclid=IwAR3Vi2C_rk9XPf-NFTbbWEOAtuOsSVly93VfuSCLGBoa9TQe5J97vJU1mlc

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja.com”.

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/376030784161342

https://www.facebook.com/nekohe/posts/214603227367578


Më poshtë mund të gjeni parashikimin e saktë të postuar në Facebook në kohë reale (14 gusht 2020) nga Meteo Ballkan:

https://www.facebook.com/MeteoBallkan/posts/1254630391540810


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një lajm të vjetër, i cili është publikuar në gusht të vitit 2020 nga uebfaqja për parashikim të motit “Meteo Ballkan”, të cilën është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull tendencioz.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others