Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për deklaratë të Trumpit për Kurtin dhe Kosovën

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në TikTok është pretenduar se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Publikimi është bërë nga llogaria “pograddeccii” më 12 janar. Në publikim është një fotografi në të cilën shihen Trumpi dhe Kurti. Në pretendim është mbishkrimi, sipas të cilit, presidenti Trump tek ka folur për BBC-në ka lavdëruar kryeministrin Kurti të cilin e ka quajtur “partner shumë të mirë” dhe se “Kosova do futet para Shqipërisë në Evropë”, e “brenda 7 vjetëve, Kosova do të jetë lidere në Ballkan”.

E vërteta?

Pretendimi për këtë deklaratë të Trumpit lidhur me Kurtin dhe Kosovën është i pavërtetë. Hibrid.info ka përdorur motorin online të kërkimit “Google” për të kërkuar për artikuj që mund të ndërlidhen me këtë pretendim. Por kërkimi me fjalët “Donald Trump flet për Kurtin” nuk rezultoi në gjetjen e ndonjë artikulli kredibil. E njëjta vlen edhe për kërkimin në gjuhën angleze.

Në postimin në fjalë thuhet se Trump ka folur për mediumin kredibil “BBC” për këtë çështje. Po që se kërkohet në këtë uebfaqe “Albin Kurti”, atëherë nuk shfaqet asnjë artikull që nga 12 dhjetor i vitit 2024. Artikujt që shfaqen nuk lidhen me ndonjë deklaratë të supozuar të Trumpit.


Publikimi në TikTok deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info është shikuar më shumë se 211 mijë herë. I ka marrë më shumë se 6500 pëlqime dhe mbi 400 komente.


Pos te kjo llogari, hibrid.info ka hasur në përmbajtjen e njëjtë të publikuar edhe në llogarinë “prishtina325”.


Analiza:

Është pretenduar rrejshëm se presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë për BBC-në e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, partner shumë të mirë e se ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe nuk ka arritur të gjejë asnjë burim kredibil informacioni për pretendimin në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere