[email protected]
Imazhi i protestës së mbajtur në Islamabad në përkrahje të Palestinës, paraqitet si protestë në Berlin
shape
shape
shape

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota-islame.com”, ka publikuar dje (6 nëntor) në faqen e tij në Facebook një imazh të një proteste.

Në imazh shfaqet një protestë në mbështetje të Palestinës, për të cilën publikuesi pretendon se ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur në fakt se imazhi shfaq pamje të një proteste të mbajtur në Islamabad të Pakistanit.


 Vegëza e imazhit të publikuar nga portali “Bota Islame”:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=715313267322742&set=pb.100065322256846.-2207520000&type=3


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit është gjetur se imazhi i shkrepur, shfaq momente të një proteste në përkrahje te Palestinës, në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Në bazë të përshkrimit të imazhit në artikullin e gjetur te “nypost.com”, tregohet se mbështetësit e partisë Jamaat-e-Islami janë mbledhur në një tubim për të protestuar kundër sulmeve ajrore izraelite në Gaza në Islamabad më 29 tetor 2023 (shih këtu).


Analiza:

Nëpërmjet një imazhi të publikuar në Facebook pretendohet të paraqitet një protestë e mbajtur në Berlin – Gjermani, në përkrahje të Palestinës.

Pas verifikimit të fakteve, është gjetur se imazhi me pamje nga protesta në përkrahje të Palestinës, shfaq pamje nga Islamabadi – Pakistan.

Bazuar metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others