[email protected]
Psikologjia e keqinformimit – pse jemi të prekshëm?
shape
shape
shape

Psikologjia e dezinformimit – shkurtesat mendore, konfuzionet dhe iluzionet që na inkurajojnë të besojmë gjëra që nuk janë të vërteta – mund të na tregojë shumë se si t’i parandalojmë efektet e saj të dëmshme. Psikologjia jonë është ajo që ndikon nëse korrigjimet funksionojnë, çfarë duhet të mësojmë në edukim medial dhe pse ne jemi të prekshëm nga çrregullimi informativ në radhë të parë.

First Draft shpjegon konceptet kryesore në pjesën e parë të një serie me tre pjesë, të cilat i sjellim përmes Hibrid.info. Rendisim konceptet kryesore psikologjike që kanë të bëjnë me keqinformimin, korrigjimin dhe parandalimin e tij.

Kjo pjesë është e para në serinë tonë mbi psikologjinë e keqinformimit. Lexoni të dytën, “Psikologjia e keqinformimit: Pse korrigjimi është kaq i vështirë?” dhe të tretën Psikologjia e keqinformimit: Si ta parandalojmë?”

????????? ?????????

Karakteristika psikologjike që na bën më të prekshëm ndaj dezinformatave është se jemi koprracë kognitivë. Preferojmë të përdorim mënyra më të thjeshta, më të lehta për t’i zgjidhur problemet sesa ato që kërkojnë më shumë mendim dhe përpjekje. Ne kemi evoluar të përdorim sa më pak përpjekje mendore të jetë e mundur.

Kjo është pjesë e asaj që e bën trurin tonë kaq efikas: Nuk duam të mendojmë shumë për gjithçka. Por gjithashtu do të thotë që nuk mendojmë shumë për gjërat që duhet – për shembull, kur mendojmë nëse diçka që shohim në internet është e vërtetë.

?????? ? ???????? ??̈ ????????̈

Teoria e procesit të dyfishtë është ideja që kemi dy mënyra themelore të të menduarit: ??????? ?, ???̈ ?????? ????????? ??̈ ??̈???? ??? ??̈???????; ??? ??????? ?, ???̈ ?????? ???????? ??̈ ??̈???? ??̈ ?????̈ ??̈???????. Për shkak se jemi koprracë kognitivë, në përgjithësi përdorim Sistemin 1 të të menduarit (i lehti) kur mendojmë se mund t’ia dalim me të.

Përpunimi automatik krijon rrezikun e dezinformatave për dy arsye. Së pari, sa më e lehtë është të përpunohet diçka, aq më shumë të ngjarë të mendojmë se është e vërtetë, kështu që gjykimet e shpejta, të lehta shpesh duken të sakta edhe kur nuk janë. Së dyti, efikasiteti i tij mund të na humbasë detaje – ndonjëherë thelbësore. Për shembull, ju mund të kujtoni diçka që keni lexuar në internet, por harroni se është demantuar.

?????????? – përdorimi i strategjive të thjeshta, praktike dhe të gatshme, por jo më të mira

Heuristics janë indikatorë që përdorim për të bërë gjykime të shpejta. Ne përdorim heuristics sepse është më e lehtë sesa të bëjmë analiza komplekse, veçanërisht në internet, ku ka shumë informacion.

Problemi me heuristikën është se ato shpesh çojnë në përfundime të pasakta. Për shembull, ju mund të mbështeteni në një ‘mbështetje sociale heuristike’ – që dikush që ju i besoni e ka përkrahur (p.sh., e ka Retweet) një postim në media sociale – për të gjykuar se sa i besueshëm është postimi. Por sado shumë t’i besoni atij personi, ky s’është tregues plotësisht i besueshëm dhe mund t’ju bëjë që të besoni diçka që nuk është e vërtetë.

????????? ?????????

Disonanca kognitive është përvoja negative që pason kur merrni një informacion që bie në kundërshtim me bindjet tuaja. Kjo mund t’i bëjë njerëzit ta refuzojnë informacionin e besueshëm për ta lehtësuar disonancën.

??????????? ? ???????????

Paragjykimi i konfirmimit është tendenca për të besuar informacione që konfirmojnë besimet tuaja ekzistuese dhe për të refuzuar informacionin që i kundërshton ato. Aktorët e dezinformatave mund ta shfrytëzojnë këtë tendencë për t’i forcuar bindjet ekzistuese.

????????? ? ????????

Arsyetimi i motivuar është kur njerëzit i përdorin aftësitë e tyre të arsyetimit për të besuar atë që duan të besojnë, sesa për ta përcaktuar të vërtetën. Ideja këtu qëndron se aftësitë racionale të njerëzve, në vend se të menduarit dembel ose irracional, mund të shkaktojnë besim të dezinformuar. Sidoqoftë, studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë dhe ngulin këmbë se dembelia jonë kognitive na bën të prekshëm nga dezinformimi.

????????? ??????????

Injoranca pluraliste është kur nuk e kuptojmë se çka të tjerët në shoqëri mendojnë dhe besojnë. Kjo mund t’i bëjë njerëzit gabimisht të mendojnë se shumica përkrah një pikëpamje politike, kur në fakt është një pikëpamje e përkrahur nga shumë pak njerëz. Kjo mund të bëhet edhe më keq nga kundërshtimet e dezinformatave (p.sh., teoritë e konspiracionit), pasi ato mund t’i bëjnë ato pikëpamje të duken më të popullarizuara nga sa janë në të vërtetë. Një variant i kësaj është efekti i rremë i konsensusit: kur njerëzit mbivlerësojnë sa njerëz të tjerë mendojnë si ta.

????? ? ???????? ??̈ ?????̈

Efekti i personit të tretë përshkruan mënyrën se si njerëzit kanë tendencë të supozojnë se dezinformatat i prekin njerëzit e tjerë më shumë se ata vetë. Njerëzit e vlerësojnë veten si më të mirë në identifikimin e dezinformatave sesa të tjerët. Kjo do të thotë që njerëzit mund të nënvlerësojnë cenueshmërinë e tyre dhe mos t’i ndërmarrin veprime të duhura.

??????????̈???

Rrjedhshmëria i referohet asaj se sa lehtë njerëzit e përpunojnë informacionin. Njerëzit ka më shumë të ngjarë të besojnë se diçka është e vërtetë nëse mund ta përpunojnë atë rrjedhshëm – ngjan e saktë, dhe kështu duket e vërtetë. Kjo është arsyeja pse përsëritja është kaq e fuqishme: nëse e keni dëgjuar më parë, e përpunoni më lehtë, dhe për këtë arsye ka më shumë të ngjarë ta besoni.

???????? ???????????/????̈??? ??̈? ??̈ ??????? ???????

Aftësia e pranimit të gjepurave ka të bëjë me atë se sa pranueshmëri keni ndaj informacionit që ka pak interes për të vërtetën; një klishe e pakuptimtë, për shembull. Disa studiues zbuluan se sa më shumë të kemi pranueshmëri ndaj një fjalie pseudo-të thellë (d.m.th., bullshit) siç është, “kuptimi i fshehur shndërron bukurinë abstrakte të pashembullt”, aq më të prekshëm do të jemi ndaj titujve të lajmeve të rreme.

Share With Others