[email protected]
Titull i sajuar që deformon deklaratën e Haxhiut
shape
shape
shape

Artikulli me titull “Albulena Haxhiu: S’përkrahim askend perveq Albinit ose dalim ne protesta”, është publikuar nga portali i dyshimtë “Mergata.eu”.

Ky shkrim përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me tekstin.

Ky artikull është bazuar në intervistën e anëtares së kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, të dhënë për EkonomiaOnline.com, ku është shprehur se subjekti politik të cilin ajo përfaqëson nuk përkrahë asnjë kandidat për president pa shkuar në zgjedhje, duke aluduar edhe në përpjekjet e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të synuar pozitën e të parit të vendit. Ndërsa, Haxhiu në asnjë moment gjatë kësaj interviste, nuk e ka ngritur idenë e emërimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, në pozitën e Presidentit të vendit, ashtu siç pretendohet në titullin e artikullit të Mergata.eu.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Mergata.eu”:

https://mergata.eu/albulena-haxhiu-sperkrahim-askend-perveq-albinit-ose-dalim-ne-protesta/


Megjithatë, Haxhiu nuk ka përmendur asnjëherë se Vetëvendosje e përkrahë vetëm Albin Kurtin për president, si dhe nuk ka folur për ndonjë protestë të mundshme, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar nga “EkonomiaOnline.com”:

https://ekonomiaonline.com/politike/haxhiu-sperkrahim-asnje-kandidat-per-president-pa-shkuar-ne-zgjedhje-propozimi-i-haradinajt-skandaloz/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Mergata.eu” përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen. Shkrime të tilla kanë synim që, përmes titujve të sajuar, të tërheqin lexuesit të klikojnë në artikujt e shpërndarë në rrjetet sociale, strategji kjo që sjell rritje të lexueshmërisë dhe të klikimeve, të cilat konvertohen në të përfitime. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others