Të fundit | Si mund të përdoren filmat e animuar për propagandë Të fundit | Pretendimi konspirativ se serbët në Kosovë do ta “paguajnë çmimin” për gjyk… Të fundit | Pretendimi i pabazuar se një “top zjarri” u lëshua nga Kosova drejt Serbisë Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Bugajski e ka bërë këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Vllasit i atribuohet rrejshëm një deklaratë për Kurtin Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara të Kurtit dhe Fidanit për Kosovë… Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes…
[ ARTIKULLI ]

Titull i shkruar gabim: Granata e dorës nuk është gjetur në Prizren

HIBRID

Artikulli me titull “Te Lidhja e Prizrenit, Policia lidh dy gjilanas: Gjen granatë dore e drogë – përfshihet Ushtria”, është publikuar nga portali “periskopi.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi ngjarja nuk ka ndodhur te Lidhja e Prizrenit, por në qytetin e Gjilanit në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Me të lexuar titullin, krijohet përshtypja që flitet për ngjarjen e ndodhur afër shtëpisë ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, pra në Prizren. Ndërsa në përmbajtje ka përshkrim korrekt për ngjarjen që në fakt ka ndodhur në Gjilan.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “periskopi.com”:

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar edhe për një rast që ka ndodhur në Gjilan, më saktë në rrugën Lidhja e Prizrenit.

Dy qytetarë janë arrestuar pasi në veturë u gjet fillimisht një armë me dy fishekë.

Pasi një të dyshuari të tretë iu kontrollua shtëpia, aty u gjet edhe drogë, një revole me gas, dy radiolidhje dhe më e rëndësishmja, një granatë dore.

Vegëza e artikullit të publikuar në “periskopi.com”:


Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në periskopi.com është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull flet për qytet tjetër, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere