Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli e as fotografia nuk e sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në Arizonë

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” në profilin e saj zyrtar në median sociale Facebook, ka publikuar një përmbajtje ku thuhet “Digjet një shtëpi, raportohet se disa fëmijë kanë humbur jetën”.

Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur në Arizona, në Shtetet  e Bashkuara të Amerikes.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e kryera dhe ka vërtetuar se ky titull është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Portal informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), andaj si i tillë, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të mendojnë se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në profilin zyrtar në Facebook të “Kosova-sot.info”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/pfbid0Rh8LYHojkJyF6YTXzihT6QtHgD5TEYvmwezv9ww6PwSRFS51aiaUbTZDvJz4gogfl


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediat e huaja, për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka ndodhur në Arizona, SHBA.(shiko këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur vdekjen e disa fëmijëve pas djegies së një shtëpie, por nuk ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në SHBA.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere