[email protected]
Vendimi i vjetër për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar sot (31 janar) një fotografi me mbishkrimin “Qeveria e vendosur, mallrat serbe nuk lejohen të hyn në Kosovë , as transit”, duke i bashkëngjitur një vegëz për të klikuar në siç thuhet aty “lajmin e plotë”.

Pas klikimit në vegëzën e dhënë në koment, hapet një artikull i vjetër i publikuar më 17 korrik të vitit 2023. (këtu)

Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i dhënë është i vjetër dhe nuk qëndron.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Tringa Globale”:

https://www.facebook.com/muzikturkecom/posts/pfbid02DksJhzk45SBqFgTog7CGAt8UuKnnZXrdWTR26Fkmo5Hm6SWyosB5HUvBmg1YxdZRl


Hibrid.info gjatë kërkimeve në internet ka gjetur artikullin origjinal të publikuar më 11 korrik të 2023 nga mediumi vendor “Indeksonline.net”, ku tregohet se Dogana e Kosovës po zbaton vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. (shih këtu)


Për këtë vendim kishte folur edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor 2023 në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës (shih këtu), kjo pasi më 14 qershor 2023 forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës. (shih këtu)

Kurti në konferencë ka thënë “Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese”.


Analiza:

Duke paraqitur një artikull të vjetër sikur aktual, një faqe në Facebook ka pretenduar rrejshëm për një vendim të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve ka gjetur konferencën për media të Kryeministrit të Kosovës dhe ka vërtetuar se ky vendim është i qershorit të vitit të kaluar dhe nuk ka të bëjë me periudhën aktuale.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

” Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others